-
Populli i Jehovait ‘heq dorë nga padrejtësia’Kulla e Rojës—2014 | 15 Korrik
-
-
(Lexo 2 Timoteut 2:14, 16, 23.) Disa pjesëtarë të kongregacionit po nxitnin mësime apostate. Të tjerë duket se futnin ide që bëheshin mollë sherri. Edhe nëse nuk binin ndesh drejtpërdrejt me Shkrimet, ishin përçarëse. Si pasojë, haheshin dhe debatonin për fjalë, e kështu krijohej një atmosferë e rrezikshme nga ana frymore. Prandaj, Pavli theksoi sa e nevojshme ishte ‘të hidheshin poshtë diskutimet e marra dhe prej injoranti’.
10. Si duhet të veprojmë kur përballemi me apostazinë?
10 Sot rrallë ndodh që populli i Jehovait të përballet me apostazinë brenda kongregacionit. Sidoqoftë, kur gjendemi para mësimeve të pabazuara në Shkrime, pavarësisht nga burimi i tyre, duhet t’i hedhim poshtë me vendosmëri. Do të ishte e pamend të futeshim në debate me apostatët, qoftë personalisht, qoftë duke u kthyer përgjigje në një blog të tyre a me çfarëdo forme tjetër komunikimi. Edhe nëse synimi është të ndihmojmë individin, këto biseda do të binin ndesh me drejtimin biblik që sapo shqyrtuam. Në vend të kësaj, si populli i Jehovait e shmangim plotësisht apostazinë, pra e hedhim poshtë.
Mos u futni në debate me apostatët (Shih paragrafin 10.)
11. Nga se mund të lindin «diskutimet e marra», dhe si mund të lënë shembull të mirë pleqtë?
11 Përveç apostazisë, ka edhe gjëra të tjera që mund ta prishin paqen e kongregacionit. Për shembull, opinionet e ndryshme për zbavitjen mund të çojnë në ‘diskutime të marra dhe prej injoranti’. Pa dyshim, nëse dikush nxit zbavitje që shkelin normat morale të Jehovait, pleqtë e kongregacionit nuk duhet ta tolerojnë këtë sjellje thjesht për të shmangur debatet. (Psal. 11:5; Efes. 5:3-5)
-
-
Populli i Jehovait ‘heq dorë nga padrejtësia’Kulla e Rojës—2014 | 15 Korrik
-
-
13 Parimet biblike të shqyrtuara më sipër nuk vlejnë vetëm për zbavitjen që zgjedhim. Edhe opinionet për veshjen e mënyrën si mbahemi, për shëndetin e ushqimin dhe për çështje të tjera personale mund të ndezin polemika. Prandaj, nëse nuk shkelet ndonjë parim biblik, shërbëtorët e Jehovait me mençuri i shmangin debatet për këto gjëra, sepse «skllavi i Zotërisë nuk duhet të luftojë, por duhet të jetë i ëmbël [me takt, shën. BR me referime, angl.] me të gjithë».—2 Tim. 2:24.
-