BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Prindër​—Ndihmojini fëmijët të fitojnë ‘mençurinë që sjell shpëtimin’
    Kulla e Rojës (Për studim)—2017 | Dhjetor
    • «Vazhdo në gjërat që mësove dhe u binde të besoje, duke ditur se nga cilët i mësove

  • Prindër​—Ndihmojini fëmijët të fitojnë ‘mençurinë që sjell shpëtimin’
    Kulla e Rojës (Për studim)—2017 | Dhjetor
    • (2 Tim. 3:14,

  • Prindër​—Ndihmojini fëmijët të fitojnë ‘mençurinë që sjell shpëtimin’
    Kulla e Rojës (Për studim)—2017 | Dhjetor
    • «U BINDE TË BESOJE»

      5. (a) Ç’do të thotë ‘të bindesh të besosh’? (b) Nga e dimë se Timoteu u bind ta besonte lajmin e mirë për Jezuin?

      5 Njohuria për shkrimet e shenjta është e rëndësishme. Mirëpo, që t’i mësosh fëmijët për të vërtetën nuk mjafton thjesht t’u japësh njohuri për personazhe dhe ngjarje biblike. Timoteu edhe ‘u bind të besonte’. Në gjuhën origjinale, kjo shprehje do të thotë «të sigurohesh» ose «të të mbushet mendja dhe të jesh i sigurt se diçka është e vërtetë». Timoteu i njihte Shkrimet Hebraike që nga foshnjëria. Por erdhi një moment që u bind nga dëshmi të pakundërshtueshme se Jezui ishte Mesia. Me fjalë të tjera, njohuria e tij u përforcua nga bindja. Në fakt, siguria ose bindja e Timoteut për lajmin e mirë ishte aq e fortë sa u bë dishepull i pagëzuar dhe shoqëroi Pavlin në veprën misionare.

      6. Si mund t’i ndihmosh fëmijët që të binden ta besojnë atë që mësojnë nga Fjala e Perëndisë?

      6 Si t’i ndihmosh fëmijët që ta forcojnë këtë siguri, e kështu të binden të besojnë si Timoteu? Së pari, ji i duruar. Bindja nuk krijohet sa hap e mbyll sytë; as nuk trashëgohet automatikisht nga ti te fëmijët vetëm ngaqë ti je bindur të besosh. Secili fëmijë duhet të përdorë ‘fuqinë e vet për të arsyetuar’ që të zhvillojë bindjen për të vërtetën e Biblës. (Lexo Romakëve 12:1.) Ti si prind luan një rol të rëndësishëm në këtë proces, sidomos kur fëmija bën pyetje. Le të shohim një shembull.

      7, 8. (a) Si tregon durim një baba i krishterë teksa mëson vajzën e tij? (b) Si e ke provuar ti vetë se është i nevojshëm një durim i tillë?

      7 Tomasi, që ka një vajzë 11-vjeçare, tregon: «Ndonjëherë vajza mund të më bëjë pyetje të tilla, si: ‘A mund të ketë përdorur evolucionin Jehovai për të zhvilluar jetën në tokë?’ ose ‘Pse nuk përfshihemi edhe ne në komunitet​—si për shembull për zgjedhjet—​që të përpiqemi t’i përmirësojmë gjërat?’ Ndonjëherë më duhet të kafshoj gjuhën që të mos i jap një përgjigje dogmatike. Në fund të fundit, bindja nuk vjen si rezultat i një blloku të madh të së vërtetës. Ajo krijohet nga shumë copëza të vogla dëshmish.»

      8 Siç e ka provuar edhe Tomasi, të mësosh fëmijën kërkon durim. Në fakt, durimi është i rëndësishëm për të gjithë shërbëtorët e Perëndisë. (Kolos. 3:12) Tomasi e kupton se mund të duhen shumë biseda gjatë një periudhe kohe. I duhet të arsyetojë nga Shkrimet që vajza e tij të krijojë bindje për atë që mëson. Ai thotë: «Sidomos për çështje të rëndësishme, unë dhe gruaja duam të dimë nëse vajza jonë e beson vërtet atë që mëson dhe nëse i duket logjike. Nëse ka pyetje, është gjë e mirë. Të them të drejtën, do të shqetësohesha po ta pranonte diçka pa bërë pyetje.»

      9. Si mund t’ua ngulitësh fëmijëve Fjalën e Perëndisë?

      9 Ndërsa prindërit i mësojnë me durim, fëmijët do të fillojnë të kuptojnë gradualisht se cila është «gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia» e besimit. (Efes. 3:18) Mund t’i mësojnë në një mënyrë që përshtatet me moshën dhe aftësitë e tyre. Ndërsa zhvillojnë bindje për atë që mësojnë, do të jenë gjithnjë e më shumë në gjendje ta mbrojnë besimin para të tjerëve, përfshirë edhe shokët e shkollës. (1 Pjet. 3:15) Për shembull, a mund të shpjegojnë nga Bibla fëmijët tuaj çfarë ndodh kur dikush vdes? A u duket logjik shpjegimi i Biblës?a Po, duhet durim që t’i ngulitësh fëmijës Fjalën e Perëndisë, ama përpjekjet ia vlejnë.​—Ligj. 6:6, 7.

      10. Cila duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e mësimdhënies sate?

      10 Sigurisht, që fëmija ta forcojë bindjen është i rëndësishëm edhe shembulli yt. Stefania, që ka tri vajza, thotë: «Që kur vajzat ishin shumë të vogla, më është dashur të pyes veten: ‘A flas me fëmijët për arsyet pse unë jam e bindur se Jehovai ekziston, se na do dhe se udhët e tij janë të drejta? A e dallojnë qartë fëmijët se unë e dua vërtet Jehovain?’ S’mund të pres që fëmijët ta kenë këtë bindje nëse nuk jam e bindur unë.»

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo