BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • A është Bibla Fjala e Perëndisë?
    Kulla e Rojës—2010 | 1 Mars
    • «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr dhe për të disiplinuar në drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë krejtësisht i zoti, plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.»​—2 TIMOTEUT 3:16, 17.

      SA TË fuqishme këto fjalë të apostullit Pavël që përshkruajnë vlerën e pashoqe të Biblës! Kuptohet, ai e kishte fjalën konkretisht për atë pjesë të Biblës që ekzistonte në atë kohë, domethënë shkrimet që ndonjëherë njerëzit i quajnë Dhiata e Vjetër. Por në parim, fjalët e tij vlejnë njësoj për të 66 librat e Biblës, përfshirë edhe ata që janë shkruar nga dishepujt e besueshëm të Jezuit në shekullin e parë të e.s.

      A e vlerëson Biblën aq shumë sa Pavli? A mendon se shkrimtarët e Biblës ishin vërtet të frymëzuar nga Perëndia? Të krishterët e shekullit të parë ishin të këtij mendimi. Edhe në shekujt më pas, kjo ka qenë bindja e të krishterëve të vërtetë. Për shembull, kleriku anglez i shekullit të katërmbëdhjetë Xhon Uajklif e shihte Biblën si «e vërteta e padiskutueshme». Duke komentuar fjalët e Pavlit që cituam më sipër, një fjalor biblik shprehet se «frymëzimi [nga Perëndia] na garanton se gjithçka që pohon Bibla është e vërtetë».​—The New Bible Dictionary.

  • Bibla është vërtet Fjala e frymëzuar e Perëndisë
    Kulla e Rojës—2010 | 1 Mars
    • KU E kishte fjalën apostulli Pavël kur tha se Bibla është ‘e frymëzuar nga Perëndia’? (2 Timoteut 3:16) Duke shkruar në gjuhën greke, Pavli përdori një term që fjalë për fjalë do të thotë «që i ka fryrë Perëndia». Me këtë donte të thoshte se Perëndia i udhëhoqi shkrimtarët e Biblës me anë të frymës së tij të shenjtë që të shkruanin vetëm atë që Ai donte të shkruanin.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo