BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Përgjigjjuni zërit të ndërgjegjes
    Kulla e Rojës—2007 | 15 Tetor
    • Përgjigjjuni zërit të ndërgjegjes

      «Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër. Kurse për ata që janë të ndotur dhe pa besim, asgjë nuk është e pastër.» —TITIT 1:15.

      1. Si u përfshi Pavli me çështjet që lidheshin me kongregacionet e Kretës?

      PASI apostulli Pavël kishte përfunduar tri udhëtimet misionare, atë e arrestuan dhe së fundi e dërguan në Romë ku e mbajtën të burgosur për dy vjet. Çfarë bëri ai kur u lirua? Pas ca kohësh vizitoi ishullin e Kretës me Titin, të cilit Pavli i shkroi: «Të lashë në Kretë që të ndreqje gjërat me të meta dhe të emëroje pleq.» (Titit 1:5) Në këtë caktim Titi kishte të bënte me ndërgjegjen e njerëzve.

      2. Cilin problem duhej të trajtonte Titi në ishullin e Kretës?

      2 Pavli i dha këshilla Titit për kualifikimet që duhej të kishin pleqtë e kongregacioneve dhe më pas tregoi se kishte «shumë njerëz të pashtruar, llafazanë të padobishëm dhe mashtrues të mendjes së të tjerëve». Këta ‘po minonin shtëpi të tëra, duke u mësuar ato që nuk duhej’. Titi duhej ‘të vazhdonte t’i qortonte’. (Titit 1:10-14; 1 Timoteut 4:7) Pavli tha se mendja dhe ndërgjegjja e tyre ishin «të ndotura» dhe ai përdori një fjalë që kishte kuptimin se ishin të njollosura, ashtu si një veshje e bukur mund të njolloset me bojë. (Titit 1:15) Disa prej atyre burrave mund të kenë qenë me prejardhje judaike, sepse ‘i rrinin besnikë rrethprerjes’. Kongregacionet e sotme nuk po minohen nga njerëz që kanë këtë pikëpamje, megjithatë, nga këshillat që Pavli i dha Titit, ne mund të mësojmë shumë për ndërgjegjen.

      Njerëz me ndërgjegje të ndotur

      3. Çfarë i shkroi Pavli Titit për ndërgjegjen?

      3 Shqyrtoni se në ç’rrethanë e përmendi Pavli ndërgjegjen. «Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër. Kurse për ata që janë të ndotur dhe pa besim, asgjë nuk është e pastër, por si mendja, ashtu edhe ndërgjegjja e tyre janë të ndotura. Ata shpallin publikisht se e njohin Perëndinë, por e mohojnë atë me veprat e tyre.» Shihet qartë se në atë kohë disa duhej të bënin ndryshime, që ‘të ishin të shëndoshë në besim’. (Titit 1:13, 15, 16) Ata e kishin problem të bënin dallimin mes gjërave të pastra dhe të papastra, dhe kjo lidhej me ndërgjegjen e tyre.

      4, 5. Ç’të metë kishin disa individë në kongregacionet e shekullit të parë dhe si ndikonte kjo gjë tek ata?

      4 Më shumë se dhjetë vjet më parë, trupi udhëheqës i krishterë kishte nxjerrë përfundimin se nuk kërkohej më rrethprerja për t’u bërë adhurues i vërtetë dhe ata ua kishin njoftuar përfundimin kongregacioneve. (Veprat 15:1, 2, 19-29) Prapëseprapë, disa në Kretë ende ‘po i rrinin besnikë rrethprerjes’. Ata haptazi nuk e pranonin vendimin e trupit udhëheqës, ‘duke mësuar gjëra që nuk duhej’. (Titit 1:10, 11) Me mendime të shtrembëruara ndoshta ata mbronin rregulla të Ligjit në lidhje me ushqimet dhe pastërtinë rituale. Madje ndoshta u shtonin gjëra të tjera asaj që thuhej në Ligj, siç kishin bërë paraardhësit e tyre në ditët e Jezuit, si edhe përhapnin përralla judaike dhe urdhërime njerëzish.—Marku 7:2, 3, 5, 15; 1 Timoteut 4:3.

      5 Këto mendime kishin një ndikim negativ në gjykimin dhe në ndjenjën e tyre morale, pra në ndërgjegjen e tyre. Pavli shkroi: «Për ata që janë të ndotur dhe pa besim, asgjë nuk është e pastër.» Ndërgjegjja e tyre u shtrembërua kaq shumë, saqë nuk ishte më një udhërrëfyese e besueshme për veprimet dhe gjykimet e tyre. Për më tepër, ata i gjykonin të bashkëkrishterët për gjëra personale, për çështje rreth të cilave një i krishterë mund të vendoste në një mënyrë, kurse një tjetër mund të vendoste ndryshe. Në këtë drejtim, këta kretas po i konsideronin si të papastra gjërat që nuk ishin të tilla. (Romakëve 14:17; Kolosianëve 2:16) Edhe pse shpallnin se e njihnin Perëndinë, me veprat e tyre tregonin të kundërtën.—Titit 1:16.

      «E pastër për ata që janë të pastër»

      6. Cilat janë dy llojet e njerëzve që përmendi Pavli?

      6 Si mund të nxjerrim dobi nga fjalët që i shkroi Pavli Titit? Po ja, shihni kontrastin që gjendet në këtë pohim: «Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër. Kurse për ata që janë të ndotur dhe pa besim, asgjë nuk është e pastër, por si mendja, ashtu edhe ndërgjegjja e tyre janë të ndotura.» (Titit 1:15) Natyrisht Pavli nuk po thoshte se për një të krishterë të pastër nga ana morale, gjithçka është e pastër dhe e lejueshme. Jemi të sigurt për këtë, sepse Pavli e kishte bërë të qartë në një letër tjetër se kushdo që praktikon kurvërinë, idhujtarinë, spiritizmin e gjëra si këto, ‘nuk do ta trashëgojë mbretërinë e Perëndisë’. (Galatasve 5:19-21) Kështu duhet të nxjerrim përfundimin se Pavli po thoshte një të vërtetë të përgjithshme për dy lloje njerëzish, për ata që janë moralisht dhe frymësisht të pastër dhe për ata që nuk janë të tillë.

  • Përgjigjjuni zërit të ndërgjegjes
    Kulla e Rojës—2007 | 15 Tetor
    • Zëra të ndryshëm, vendime të ndryshme

      9. Ç’rol luan ndërgjegjja nëse «gjithçka është e pastër»?

      9 Por, çfarë donte të thoshte Pavli me fjalët «gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër»? Pavli po fliste për të krishterët që i kishin përputhur mendimet dhe ndjenjën e tyre morale me normat e Perëndisë që gjejmë në Fjalën e Tij të frymëzuar. Këta të krishterë e pranojnë se në shumë çështje që nuk dënohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, ka vend për larmi vendimesh nga ana e besimtarëve. Ata nuk i gjykojnë të tjerët, por i konsiderojnë ‘të pastra’ gjërat që Perëndia nuk i dënon. Nuk presin që gjithë të tjerët të mendojnë tamam si ata në lidhje me aspekte të jetës për të cilat Bibla nuk jep një drejtim specifik.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo