BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mirëdashja—Jetësore në sytë e Perëndisë
    Kulla e Rojës—2012 | 1 Shtator
    • Gjithashtu, Shkrimet na kujtojnë: «Mos harroni mikpritjen.» Meqë fjala ‘mikpritje’ në gjuhën origjinale do të thotë «dashuri për të huajin», nxitemi t’u tregojmë mirëdashje atyre që s’i njohim.​—Hebrenjve 13:2.

  • Mirëdashja—Jetësore në sytë e Perëndisë
    Kulla e Rojës—2012 | 1 Shtator
    • Është interesante që, pasi tha se duhet t’u tregojmë mirëdashje të huajve, apostulli Pavël vazhdoi më tej: «Nëpërmjet saj disa, pa e ditur, pritën engjëj.» A e përfytyron dot si do të ndiheshe po të të jepej mundësia të pritje engjëj? Por, para këtyre fjalëve, Pavli tha shprehjen «pa e ditur». Me fjalë të tjera, po thoshte se po ta kemi zakon t’u tregojmë mirëdashje të tjerëve, përfshirë të huajt, pra ata që s’i njohim, mund të shpërblehemi në mënyra që as i mendojmë.

      Shumica e përkthimeve të Biblës që kanë referime në mes të çdo faqeje, i lidhin fjalët e Pavlit me tregimet për Abrahamin dhe Lotin në kapitujt 18 e 19 të Zanafillës. Në të dyja rastet lexojmë për engjëj që u shfaqën si të huaj me mesazhe të rëndësishme. Në rastin e Abrahamit, mesazhi kishte të bënte me përmbushjen e premtimit të Perëndisë për një bir, ndërsa në rastin e Lotit me çlirimin nga shkatërrimi që i priste qytetet e Sodomës e të Gomorrës.​—Zanafilla 18:1-10; 19:1-3, 15-17.

      Nëse lexon shkrimet e mësipërme, do të shohësh se Abrahami dhe Loti u treguan dashamirësi kalimtarëve që s’i njihnin. Patjetër, në kohët biblike, t’u tregoje mikpritje udhëtarëve e kalimtarëve​—qofshin miq, të afërm a të huaj—​ishte çështje tradite dhe detyre. Në fakt, Ligji i Moisiut u kërkonte izraelitëve të mos i shpërfillnin nevojat e joizraelitëve që ishin në vend. (Ligji i përtërirë 10:17-19) Megjithatë, duket qartë se Abrahami e Loti shkuan përtej asaj që kërkonte ligji më vonë. Ata bënë përpjekje të jashtëzakonshme që t’u tregonin mirëdashje të huajve, dhe u bekuan për këtë.

      Abrahami tregohet mirëdashës me të huajt

      Abrahami u shpërblye tej mase për mirëdashjen që tregoi

      Veprat e mirëdashjes që bëri Abrahami i sollën bekime jo vetëm atij, që u bë me një bir, por edhe neve. Si? Abrahami dhe i biri, Isaku, luajtën rol jetësor në përmbushjen e qëllimit të Perëndisë. Ata u bënë figura kryesore në linjën familjare që çoi te Mesia, Jezui. Udha e tyre besnike tregoi në mënyrë paraprake si do të sigurohej baza për shpëtimin e njerëzve me anë të dashurisë dhe të dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë.​—Zanafilla 22:1-18; Mateu 1:1, 2; Gjoni 3:16.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo