BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/4 f. 31
  • A të kujtohet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A të kujtohet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Material i ngjashëm
  • Bekime më të mëdha nëpërmjet besëlidhjes së re
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Festa që lanë gjurmë në historinë e Izraelit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Do të bëheni «një mbretëri priftërinjsh»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Delet e tjera dhe besëlidhja e re
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/4 f. 31

A të kujtohet?

A të janë dukur me vlerë praktike numrat e fundit të Kullës së Rojës? Atëherë, pse të mos e provosh kujtesën tënde me pyetjet vijuese?

◻ Cili është ndryshimi ndërmjet «ditës së Zotërisë» dhe «ditës së Jehovait»? (Zbulesa 1:10; Joeli 2:11)

«Dita e Zotërisë» përfshin përmbushjen e 16 vizioneve të përshkruara në kapitujt 1 deri 22 të Zbulesës dhe ngjarjet thelbësore që paratha Jezui në përgjigje të pyetjes së dishepujve të vet në lidhje me shenjën e pranisë së tij. Si kulmi i ditës së Zotërisë, dita frikësuese e Jehovait shpërthen, kur ai ekzekuton gjykimin mbi botën e korruptuar të Satanait. (Mateu 24:3-14, BR; Luka 21:11)—15/12, faqe 11.

◻ Cilat janë disa tipare që spikatin, të Biblës Makarios?

Emri Jehovah shfaqet më shumë se 3.500 herë në Biblën Makarios. Një studiues i literaturës fetare ruse tha: «Përkthimi është besnik ndaj tekstit hebraik dhe gjuha e përkthimit është e pastër dhe i përshtatet subjektit.»—15/12, faqe 27.

◻ Cila është «e vërteta», për të cilën Jezui tha se do të na bënte të lirë? (Gjoni 8:32)

Me anë të ‘së vërtetës’, Jezui donte të thoshte informacionin e frymëzuar hyjnisht, veçanërisht informacionin në lidhje me vullnetin e Perëndisë, i cili është ruajtur në Bibël.—1/1, faqe 3.

◻ Kush janë Jehu dhe Jehonadabi i ditëve të sotme?

Jehu paraqet Jezu Krishtin, i cili përfaqësohet në tokë nga «Izraeli i Perëndisë», të krishterët e mirosur. (Galatasve 6:16; Zbulesa 12:17, BR) Ashtu si Jehonadabi doli për të takuar Jehun, një «shumicë e madhe» nga kombet ka dalë për të përkrahur përfaqësuesit tokësorë të Jezuit. (Zbulesa 7:9, 10; 2. Mbretërve 10:15)—1/1, faqe 13.

◻ Ç’do të thotë të ‘ecësh me Perëndinë’? (Zanafilla 5:24; 6:9)

Kjo do të thotë se ata që vepruan kështu, të tillë si Enoku dhe Noeja, u sollën në një mënyrë që dha dëshmi për një besim të fortë te Perëndia. Ata bënë atë që u urdhëroi Jehovai dhe e rregulluan jetën e tyre në harmoni me atë që dinin për të, nga mënyra në të cilën kishte vepruar me njerëzimin.—15/1, faqe 13.

◻ Pse një person duhet të planifikojë në lidhje me mundësinë e vdekjes së vet?

Në njëfarë kuptimi, bërja e rregullimeve të tilla është një dhuratë për familjen e një personi. Ajo tregon dashuri. Ajo provon se ti dëshiron të ‘kujdesesh për ata të shtëpisë sate’, edhe kur nuk je më me ta. (1. Timoteut 5:8)—15/1, faqe 22.

◻ Çfarë kreu «besëlidhja e vjetër»? (2. Korintasve 3:14)

Ajo përmbante tipare që ishin hije e besëlidhjes së re dhe, me flijimet e saj të përsëritura, tregoi nevojën jashtëzakonisht të madhe të njeriut për shpengimin nga vdekja dhe mëkati. Ajo ishte një «tutor që çon te Krishti». (Galatasve 3:24, BR)—1/2, faqe 14.

◻ Në ç’mënyrë është e përhershme besëlidhja e re? (Hebrenjve 13:20)

Së pari, ndryshe nga besëlidhja e Ligjit, ajo nuk do të zëvendësohet kurrë. Së dyti, rezultatet e veprimit të saj janë të përhershme. Së treti, nënshtetasit tokësorë të Mbretërisë së Perëndisë do të vazhdojnë të nxjerrin dobi nga rregullimi i besëlidhjes së re gjatë Mijëvjeçarit.—1/2, faqe 22.

◻ Cilat dobi rezultojnë nga të qenët mirënjohës?

Ngrohtësia që përjeton një person për shkak se është mirënjohës nga zemra, i kontribuon lumturisë dhe paqes së tij. (Krahaso Proverbat [Fjalët e urta] 15:13, 15.) Duke qenë një cilësi pozitive, mirënjohja e mbron atë nga ndjenja të tilla negative, si: zemërimi, xhelozia dhe inati.—15/2, faqe 4.

◻ Në cilat besëlidhje kanë qenë të përfshirë të lindurit nga fryma?

Në besëlidhjen e re, që Jehovai e bëri me anëtarët e Izraelit frymor dhe në besëlidhjen për Mbretërinë, të cilën Jezui e bëri me ithtarët që ndjekin gjurmët e tij. (Luka 22:20, 28-30)—15/2, faqe 16.

◻ Cilat ishin tri festat në të cilat u urdhëruan të merrnin pjesë izraelitët?

Festa e Kuleçëve të Ndormë, menjëherë pas Pashkës së 14 nisanit; Festa e Javëve, ditën e 50-të nga 16 nisani; Festa e Grumbullimit ose Festa e Kasolleve, në muajin e shtatë. (Ligji i përtërirë 16:1-15)—1/3, faqe 8, 9.

◻ Pse është një privilegj të marrësh pjesë në grumbullimet e krishtere?

Jezui tha: «Atje ku janë dy ose tre të mbledhur së bashku në emrin tim, atje, në mes tyre, jam unë.» (Mateu 18:20; 28:20, BR) Gjithashtu, një mënyrë e rëndësishme në të cilën bëhet i ushqyeri frymor është nëpërmjet mbledhjeve të kongregacionit dhe grumbullimeve më të mëdha. (Mateu 24:45)—1/3, faqe 14.

◻ Cila është prejardhja e emrit Nimrod?

Shumë studiues janë të mendimit se emri Nimrod nuk ishte një emër i dhënë që në lindje. Përkundrazi, ata e konsiderojnë atë një emër të dhënë më vonë, për t’u përputhur me karakterin e tij rebel, pasi ky karakter u bë i dukshëm.—15/3, faqe 25.

◻ Sa e rëndësishme është familja për shoqërinë njerëzore?

Familja është një domosdoshmëri njerëzore. Historia tregon se ndërsa rregullimi i familjes gërryhet, forca e komuniteteve dhe e kombeve dobësohet. Kështu, familja ka një efekt të drejtpërdrejtë mbi stabilitetin e shoqërisë dhe mbi mirëqenien e fëmijëve e të brezave të ardhshëm.—1/4, faqe 6.

◻ Cilat janë tri linjat e provave që tregojnë se Bibla është Fjala e Perëndisë?

(1) Është e saktë shkencërisht; (2) përmban parime që nuk njohin kohë, të cilat janë praktike për jetën moderne; (3) përmban profeci specifike që janë përmbushur, siç është provuar nga faktet historike.—1/4, faqe 15.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo