BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/9 f. 30-31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Material i ngjashëm
  • Si mund të na ndihmojë Jezu Krishti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Mirënjohës për dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • U liruat falë dashamirësisë së pamerituar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Libri biblik numër 58​—Hebrenjve
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/9 f. 30-31

Pyetje nga lexuesit

Si vihen sot në zbatim për «delet e tjera», dobitë e shërbimit të lartë priftëror të Jezu Krishtit të përmendura në Hebrenjve 4:15, 16?

Megjithëse roli i Jezuit si Prift i Lartë, ka rëndësi themelore për ata që do të jenë me të në qiell, të krishterët me shpresë tokësore përfitojnë që tani nga shërbimi priftëror i Jezuit.

Që nga Adami, njerëzit kanë qenë të rënduar nga mëkati. Ne vuajmë nga papërsosmëria e trashëguar, ashtu si edhe izraelitët. Ata iu drejtuan për ndihmë një vargu të gjatë priftërinjsh të lartë dhe priftërinjsh shoqërues, që ofronin sakrifica si për mëkatet e tyre ashtu edhe për ato të popullit. Me kohë, Jezui u miros si prift «sipas urdhërit të Melkisedekut». Pasi u ringjall, Jezui u shfaq përpara Jehovait për të paraqitur vlerën e sakrificës së tij të përsosur njerëzore.​—Psalmi 110:1, 4.

Çfarë do të thotë kjo për ne sot? Në letrën e tij drejtuar Hebrenjve, Pavli shqyrtoi shërbimin e Jezuit si Prift i Lartë. Në Hebrenjve 5:1 lexojmë: «Sepse çdo kryeprift, që merret prej njerëzve, vihet kryeprift mbi njerëzit për gjërat që kanë të bëjnë me Perëndinë, për të ofruar dhurata dhe flijime për mëkatet.» Kështu, në vargjet 5 dhe 6, Pavli tregoi se Jezui u bë prift i lartë, gjë që mund të sjellë dobi për ne.

Në ç’mënyrë? Pavli shkroi: «Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që i binden.» (Hebrenjve 5:8, 9) Në fillim, ky varg mund të na ketë bërë të mendojmë mbi atë se si do të mund të përfitojmë në botën e re, kur gjendja mëkatare të hiqet nga këta besnikë të Perëndisë dhe të Jezuit, duke fituar kështu jetën e përhershme. Kjo është një perspektivë e vlefshme e bazuar mbi sakrificën shpërblerëse të Jezuit dhe shërbimin e tij si Prift i Lartë.

Por, në fakt, ne mund të përfitojmë që tani nga roli ose shërbimi i tij si Prift i Lartë. Vëre Hebrenjve 4:15, 16: «Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t’i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar. Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje.» Kur do të jetë «koha e nevojës»? Kur të na nevojitet mëshirë dhe dashamirësi e pamerituar. Të gjithë ne, për shkak të papërsosmërisë, duhet ta ndiejmë tani këtë nevojë.

Hebrenjve 4:15, 16 shpjegon se Jezui, tani prift në qiell, ka qenë gjithashtu njeri, pra, ai mund të jetë empatik. Ndaj kujt? Ndaj nesh. Kur? Tani. Kur ishte njeri, Jezui përjetoi strese dhe presione të zakonshme për njerëzit. Në një rast, Jezui ishte i uritur dhe i etur. Megjithëse ishte i përsosur lodhej. Kjo duhet të na qetësojë. Pse? Sepse Jezui përjetoi lodhje natyrore dhe ai e di se si ndihemi shpesh. Kujto gjithashtu, se Jezuit iu desh të duronte grindjet që lindnin midis apostujve të tij për shkak të xhelozisë. (Marku 9:33-37; Luka 22:24) Po, ai u zhgënjye. A nuk duhet të na japë kjo besim se ai na kupton kur zhgënjehemi, shkurajohemi? Sigurisht.

Kur je i shkurajuar çfarë mund të bësh? A tha me të vërtetë Pavli se duhet të presësh deri në botën e re kur Prifti i Lartë Jezu të të ndihmojë që të bëhesh i përsosur në mendje apo trup? Jo, Pavli tha se ‘mund të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje’ dhe kjo përfshin kohën e sotme. Për më tepër, kur ishte njeri, Jezui përjetoi vuajtje dhe vështirësi, ‘duke u tunduar në të gjitha ashtu si ne’. Prandaj, kur përballojmë gjëra të tilla, ai është i gatshëm të na ndihmojë, sepse mund ta kuptojë atë që po përjetojmë. A nuk ju tërheq kjo drejt tij?

Shiko tani vargun 16. Pavli thotë se ne, duke përfshirë të mirosurit dhe ata që bëjnë pjesë në delet e tjera, mund t’i afrohemi Perëndisë duke gëzuar lirinë e të folurit. (Gjoni 10:16) Apostulli nuk donte të thoshte se në lutje mund të themi pothuaj gjithçka që duam, duke shprehur zemërimin dhe duke folur pa respekt. Në vend të kësaj, mbi bazën e sakrificës së Jezuit dhe rolit të tij si Prift i Lartë, ne mund t’i afrohemi Perëndisë edhe pse jemi mëkatarë.

Një tjetër mënyrë që mund të përfitojmë që tani nga shërbimi i Priftit tonë të Lartë, Jezu Krisht, ka të bëjë me mëkatet apo gabimet tona. Sigurisht, ne nuk presim që në sistemin e tanishëm Jezui do të zbatojë tek ne meritën e plotë të sakrificës së tij. Edhe nëse do ta bënte, akoma nuk do të kishim jetën e përhershme. Kujto rastin e shënuar tek Luka 5:18-26, që flet për njeriun e paralizuar, shtratin e të cilit e zbritën poshtë përmes një të çare në çati. Jezui i tha atij: «Njeri, mëkatet e tua të janë falur.» Këtu nuk bëhej fjalë për mëkate të veçanta që kishin shkaktuar paralizën. Kjo kishte të bënte me mëkatin njerëzor në përgjithësi duke përfshirë në një farë mase papërsosmërinë e tij të trashëguar e cila shkaktonte vuajtjet.

Në bazë të sakrificës që do të ofronte, Jezui mund të shlyente mëkatet e këtij njeriu, ashtu si dhia për Azazelin shleu mëkatet e Izraelit në ditën e shlyerjes. (Levitiku 16:7-10) Por, i paralizuari ishte gjithnjë një qenie njerëzore. Ai do të mëkatonte përsëri dhe me kohë do të vdiste si të gjithë mëkatarët. (Romakëve 5:12; 6:23) Ajo që tha Jezui nuk nënkuptonte se ky njeri do të fitonte menjëherë jetën e përhershme. Por, ky njeri pati bekimin të merrte falje në një farë mase në atë kohë.

Le të shqyrtojmë tani situatën tonë. Duke qenë të papërsosur ne gabojmë çdo ditë. (Jakovit 3:2) Çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë? Në qiell kemi një Prift të Lartë të mëshirshëm, përmes të cilit mund t’i afrohemi Jehovait në lutje. Po, siç shkroi Pavli, të gjithë mund «t’i afrohemi me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje». Si rrjedhim, të gjithë që sot bëjnë pjesë në delet e tjera pa dyshim po fitojnë dobi të mrekullueshme, që përfshin edhe një ndërgjegje të pastër, nga shërbimi i lartë priftëror i Krishtit.

Të gjithë të krishterët me shpresë tokësore mund të presin të marrin bekime më të mëdha me afrimin e botës së re. Në atë kohë, Prifti ynë i Lartë qiellor do të aplikojë në mënyrë të plotë meritën e sakrificës së tij, duke siguruar faljen e plotë të mëkatit. Do të sjellë bekime edhe më të mëdha duke u kujdesur për shëndetin fizik dhe frymor të popullit. Jezui do të zgjerojë edhe më shumë arsimimin e popullit të Perëndisë mbi tokë, pasi mësimi i Ligjit ishte një përgjegjësi kryesore e priftërinjve në Izrael. (Levitiku 10:8-11; Ligji i përtërirë 24:8; 33:8, 10) Prandaj, edhe pse përfitojmë që tani nga shërbimi priftëror i Jezuit, shumë më tepër bekime na presin në të ardhmen!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo