BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/2 f. 32
  • A i ke vënë ndonjëherë flakën një pylli?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A i ke vënë ndonjëherë flakën një pylli?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/2 f. 32

A i ke vënë ndonjëherë flakën një pylli?

SIGURISHT që jo, do të thuash. Por, mos u nxito! Ndoshta e ke bërë një gjë të tillë. Kushtoji vëmendje fjalëve të dishepullit Jakov: «Kështu edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, por mund të mburret për gjëra të mëdha. Ja, një zjarr i vogël se ç’pyll të madh mund të djegë!» (Jakovi 3:5)

Gjuha është një organ jetësor i të folurit, por sa keq mund të përdoret! Njerëzit mund ta përdorin atë për të gënjyer dhe për të marrë nëpër gojë. Me anë të saj ata kritikojnë ashpër të tjerët, u shkatërrojnë reputacionin dhe i mashtrojnë ata. Agjitatorët e përdorin gjuhën për të nxitur shpërthimin e revolucioneve. Adolf Hitler e përdori atë për të mobilizuar dhe për të përfshirë në luftë një komb të tërë—me të vërtetë një «zjarr pylli»!

Edhe ata që kanë motive të mira mund të shkaktojnë «zjarre pylli» të vogla. A ke thënë ndonjëherë diçka dhe pastaj menjëherë ke dashur ta tërheqësh mbrapsht atë? Nëse po, do të kuptosh se ç’donte të thoshte Jakovi kur tha: «Gjuhën, askush ndër njerëzit nuk mund ta sundojë.»​—Jakovi 3:8, BR.

Megjithatë, të paktën mund të përpiqemi ta përdorim atë me vend. Ashtu si psalmisti mund të themi me vendosmëri: «Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time.» (Psalmi 39:1) Në vend se t’i kritikojmë ashpër të tjerët, mund të përpiqemi t’i ndërtojmë ata. Në vend se të marrim nëpër gojë të tjerët, mund të flasim mirë për ta. Në vend se të gënjejmë e të mashtrojmë, mund të themi të vërtetën e të mësojmë. Nëse motivohet nga një zemër e mirë, gjuha mund të thotë fjalë të mrekullueshme shëruese. Jezui e përdori gjuhën e tij në mënyrë të mrekullueshme për t’i mësuar njerëzit për shpëtimin.

Me të vërtetë, «jeta dhe vdekja janë nën pushtetin e gjuhës.» (Proverbat 18:21) Mënyra e përdorimit të gjuhës, po të çon drejt vdekjes apo drejt jetës. Gjuha jote, provokon «zjarre pylli» apo i shuan ato? Psalmisti iu lut Perëndisë: «Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.» (Psalmi 119:172) Gjithashtu, nëse edhe ne kultivojmë qëndrimin e psalmistit, do ta përdorim gjuhën tonë për të mirën.

[Burimi i figurës në faqen 32]

U.S. Forest Service photo

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo