BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Shërbeji Jehovait, Perëndisë së lirisë
    Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Prill
    • Një i ri studion fort, ndjek arsimin e lartë, futet në punë, humb punën dhe jepet pas pijes

      A po e përdor lirinë e zgjedhjes që të përkrahësh veprën e Mbretërisë apo interesat e tua? (Shih paragrafët 8-10.)

      8, 9. (a) Çfarë paralajmërimi dha apostulli Pjetër për mënyrën si ta përdorim lirinë? (b) Çfarë rreziqesh hasim sot?

      8 Megjithatë, përveçse të shprehim mirënjohje, duhet edhe të bëjmë kujdes që të mos e keqpërdorim kurrë lirinë tonë të vyer. Apostulli Pjetër na paralajmëroi të mos e përdorim lirinë tonë si një justifikim për të kënaqur dëshirat e mishit. (Lexo 1 Pjetrit 2:16.) A nuk na kujton ky paralajmërim atë që u ndodhi izraelitëve në shkretëtirë? Edhe ne jemi në rrezik, e mbase akoma më shumë. Satanai dhe bota e tij ofrojnë zgjedhje gjithnjë e më joshëse në lidhje me veshjen dhe paraqitjen, ushqimin dhe pijet, çlodhjen e zbavitjen dhe sa e sa gjëra të tjera. Reklamuesit e zgjuar shpesh paraqitin në mënyrë mashtruese njerëz tërheqës, që të reklamojnë si të domosdoshme shumë gjëra për të cilat në realitet nuk kemi nevojë. Sa e lehtë është të biem pre e këtyre taktikave e të keqpërdorim lirinë tonë!

  • Shërbeji Jehovait, Perëndisë së lirisë
    Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Prill
    • 11. Për cilin qëllim na ka çliruar Jehovai?

      11 Kur paralajmëroi që të mos e keqpërdorim lirinë, Pjetri tregoi edhe për çfarë qëllimi ta përdorim. Ai na nxiti ta përdorim lirinë tonë «si skllevër të Perëndisë». Pra, qëllimi i vërtetë pse Jehovai na ka çliruar nëpërmjet Jezuit nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes, është që të bëjmë një jetë të përkushtuar «si skllevër të Perëndisë».

      12. Çfarë shembulli na lanë Noeja dhe familja e tij?

      12 Mënyra më e mirë si ta mbrojmë veten që të mos e keqpërdorim lirinë tonë e të bëhemi kështu sërish skllevër të ambicieve dhe dëshirave të botës, është të zhytemi plotësisht në aktivitete teokratike. (Gal. 5:16) Të mendojmë, për shembull, për patriarkun Noe dhe familjen e tij. Ata jetuan në një botë të dhunshme e imorale. Prapëseprapë, e ruajtën veten të lirë duke mos u ngatërruar me dëshirat dhe aktivitetet e njerëzve përreth. Si ia dolën? Ata zgjodhën të zhyteshin në gjithë caktimet që u kishte dhënë Jehovai​—të ndërtonin arkën, të grumbullonin ushqim për vete e për kafshët dhe të paralajmëronin të tjerët. «Noeja veproi në përputhje me të gjitha ato që i urdhëroi Perëndia. Ai bëri pikërisht ashtu.» (Zan. 6:22) Rezultati? Noeja dhe familja e tij i mbijetuan fundit të asaj bote.​—Hebr. 11:7.

      13. Cila detyrë iu ngarkua Jezuit që pastaj ua kaloi dishepujve të tij?

      13 Çfarë na ka urdhëruar Jehovai të bëjmë sot? Ne e dimë se Ai i ngarkoi Jezuit detyrën të predikonte dhe se Jezui ua kaloi këtë detyrë dishepujve të tij. (Lexo Lukën 4:18, 19.) Sot, pjesa dërrmuese e njerëzve janë ende të verbuar nga perëndia i këtij sistemi dhe janë në robëri nga ana fetare, ekonomike dhe shoqërore. (2 Kor. 4:4) Ne kemi privilegjin të ndjekim shembullin që la Jezui duke i ndihmuar njerëzit të njohin dhe të adhurojnë Jehovain, Perëndinë e lirisë. (Mat. 28:19, 20) Kjo nuk është një punë e lehtë dhe ka shumë sfida. Në disa vende njerëzit po bëhen më indiferentë, e disa madje armiqësorë. Pyetja që duhet të shqyrtojë secili prej nesh është: «A mund ta përdor lirinë time për ta mbështetur edhe më shumë veprën e Mbretërisë?»

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo