-
A do t’ua vësh veshin paralajmërimeve të qarta të Jehovait?Kulla e Rojës—2011 | 15 Korrik
-
-
Mos ndiq ‘mësuesit e rremë’
3, 4. (a) Pse mësuesit e rremë janë si puse të thara? (b) Nga vijnë mësuesit e rremë dhe çfarë duan?
3 Përfytyro sikur po udhëton në një vend të shkretë. Nga larg të zë syri një pus dhe shkon drejt tij me shpresë që të gjesh ujë për të shuar etjen. Por, sapo arrin, sheh se pusi është i tharë. Sa zhgënjehesh! Mësuesit e rremë janë si puse të thara. Kushdo që shkon tek ata për të marrë ujërat e së vërtetës, do të zhgënjehet hidhur. Nëpërmjet apostujve Pavël dhe Pjetër, Jehovai na paralajmëron për mësuesit e rremë. (Lexo Veprat 20:29, 30; 2 Pjetrit 2:1-3.) Cilët janë këta mësues? Fjalët e frymëzuara të dy apostujve na ndihmojnë të kuptojmë se nga vijnë mësuesit e rremë dhe si veprojnë.
4 Pleqve të kongregacionit të Efesit, Pavli u tha: «Nga gjiri juaj do të ngrihen njerëz e do të thonë gjëra të shtrembëruara.» Kurse Pjetri u shkroi të bashkëkrishterëve: «Do të ketë edhe mes jush mësues të rremë.» Atëherë, nga vijnë mësuesit e rremë? Mund të dalin nga brenda kongregacionit. Këta janë apostatë.a
-
-
A do t’ua vësh veshin paralajmërimeve të qarta të Jehovait?Kulla e Rojës—2011 | 15 Korrik
-
-
5. Çfarë metodash përdorin mësuesit e rremë?
5 Si veprojnë mësuesit e rremë? Metodat e tyre zbulojnë se veprojnë me dinakëri. Apostatët «futin tinëzisht» ide korruptuese. Ashtu si kontrabandistët, ata veprojnë në fshehtësi, duke futur pa u ndier pikëpamje apostate.
-