-
Të mbajmë gjithnjë në mend ditën e JehovaitTë adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
-
-
5. Çfarë do të sjellë dita e Jehovait, siç e shpjegoi Pjetri?
5 Në mënyrë të ngjashme, Pjetri na këshillon që ta mbajmë gjithnjë në mendje «praninë e ditës së Jehovait, nëpërmjet së cilës qiejtë, duke qenë në flakë, do të shpërbëhen dhe elementët, duke qenë tejet të nxehtë, do të shkrihen». Të gjitha qeveritë njerëzore—«qiejt»—do të shkatërrohen. Po kështu do t’i ndodhë edhe shoqërisë së ligë njerëzore në përgjithësi—‘tokës’—bashkë me «elementët» e saj, domethënë idetë dhe veprimtaritë e kësaj bote të ligë, siç është qëndrimi i saj i pavarur ndaj Perëndisë dhe mënyra e saj imorale e materialiste e të jetuarit.
-