BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ato që do të ndodhin së shpejti
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • Kanali i komunikimit

      5. Si iu përcollën fjalët e Zbulesës apostullit Gjon e më pas kongregacioneve?

      5 Zbulesa 1:1b, 2 vazhdon: «Jezui dërgoi engjëllin e tij dhe, nëpërmjet tij, ia paraqiti atë [Zbulesën] me anë të shenjave skllavit të vet, Gjonit. Ky dha dëshmi për fjalët që dha Perëndia dhe për dëshminë që dha Jezu Krishti, madje për gjithçka që pa.» Pra fjalët e këtij tregimi të frymëzuar, Gjonit ia solli një engjëll që u përdor si lajmëtar. Pastaj Gjoni i shkroi në një rrotull dhe ua përcolli kongregacioneve të kohës së tij. Duhet të jemi të lumtur që Perëndia i ruajti për t’u dhënë zemër pothuaj 100.000 kongregacioneve të shërbëtorëve të tij të bashkuar sot në tokë.

      6. Kë identifikoi Jezui si kanalin që do të përdorte për t’u dhënë ushqimin frymor «skllevërve» të tij sot?

      6 Perëndia kishte një kanal përmes të cilit përcolli fjalët e Zbulesës në kohën e Gjonit, dhe vetë Gjoni ishte pjesa tokësore e atij kanali. Edhe sot, Perëndia ka një kanal përmes të cilit u jep ushqimin frymor «skllevërve» të tij. Në profecinë e tij të jashtëzakonshme për fundin e këtij sistemi, Jezui tregoi se pjesa tokësore e këtij kanali është «skllavi i besueshëm dhe i matur, të cilin zotëria i tij e emëroi mbi shërbëtorët e shtëpisë së vet, për t’u dhënë atyre ushqim në kohën e duhur». (Mateu 24:3, 45-47) Ai e përdor këtë grup, klasën e Gjonit, për të zbuluar kuptimin e profecisë.

      7. (a) Si duhet të ndikojnë te ne shenjat që gjejmë në librin e Zbulesës? (b) Për sa kohë kanë marrë pjesë disa anëtarë të klasës së Gjonit në përmbushjen e vegimeve të Zbulesës?

      7 Apostulli Gjon shkroi se Jezui e paraqiti Zbulesën «me anë të shenjave» ose simboleve të gjalla e drithëruese, që ia vlen t’i shqyrtojmë. Ato përshkruajnë një aktivitet plot gjallëri dhe duhet të na nxitin të përpiqemi me zell t’u flasim të tjerëve për profecinë dhe kuptimin e saj. Zbulesa na njeh me disa vegime që të ngrenë peshë. Në secilin prej tyre Gjoni mori pjesë aktivisht ose si vëzhgues. Anëtarët e klasës së Gjonit, disa prej të cilëve kanë marrë pjesë për dekada me radhë në përmbushjen e këtyre vegimeve, janë të lumtur që fryma e Perëndisë ua ka zbuluar kuptimin, dhe që mund t’ua shpjegojnë të tjerëve.

  • Ato që do të ndodhin së shpejti
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • 9. (a) Ç’qëndrim ka mbajtur klasa e Gjonit, duke imituar shembullin e apostullit Gjon? (b) Cila është sipas Gjonit rruga për të gjetur lumturi?

      9 Gjoni e përcolli me besnikëri mesazhin që dha Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit. Ai përshkroi me hollësi «gjithçka që pa».

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo