BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w93 1/1 f. 5-8
  • Lindin krijesa të reja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lindin krijesa të reja
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Krijimi i «qiellit të ri dhe tokës së re»
  • Një qiell i ri dhe një tokë e re
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • Bëj çdo gjë të re: Siç ishte parathënë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Një botë e re sipas premtimit të Perëndisë
    Qëndroni vigjilentë!
  • Mbledhja e gjërave në qiej dhe e gjërave në tokë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
w93 1/1 f. 5-8

Lindin krijesa të reja

MBRETI i mençur Solomon njëherë tha: «S’ka asgjë të re nën diell.» (Eklisiastiu 1:9) Kjo është e vërtetë në lidhje me botën fizike në të cilën jetojmë, por si është në sferën e gjerë të krijesave frymore të Jehovait? Në atë sferë, ai që është më i madh se Solomoni, vërtet, ai që ishte njeriu më i madh që jetoi ndonjëherë, u bë krijesë e re e shquar. Si ndodhi kjo?

Në vitin 29 të erës sonë, njeriu i përsosur, Jezui, u paraqit për t’u pagëzuar nga Gjon Pagëzuesi në lumin Jordan. «Pasi Jezui menjëherë doli nga uji; dhe, shiko! Qiejt u hapën dhe ai pa frymën e Perëndisë të zbresë mbi të si një pëllumb. Dhe shiko! U dëgjua një zë nga qielli që thoshte: ‘Ky është Biri im, i dashuri, që kam aprovuar.’» (Mateu 3:16, 17, NW) Kështu, njeriu Jezu Krisht ishte krijesa e parë e re e mirosur që kreu vullnetin e Perëndisë. Më vonë, në bazë të vdekjes së tij flijuese, Jezui u bë Ndërmjetësues i besëlidhjes së re në mes të Perëndisë dhe grupit të zgjedhur nga njerëzit. Secili prej këtyre u bë «krijesë e re», e lindur nga fryma e Perëndisë me shpresë qiellore, për të mbretëruar me Jezuin në Mbretërinë e tij qiellore.​—2. Korintasve 5:17; 1. Timoteut 2:5, 6; Hebrenjve 9:15.

Me shekuj, këta të krishterë të mirosur të lindur me frymë, janë mbledhur në unitet me Krishtin si kuvend i vërtetë i të krishterëve, si krijesë e re më vete. Perëndia i nxorri nga kjo botë për një qëllim, sikurse përmendi apostulli Pjetër: «Ju jeni ‘racë e zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull me zotërim të veçantë, me qëllim që të shpallni shkëlqesitë’ e atij që ju nxorri nga errësira në dritën e tij të mrekulleshme.» (1. Pjetrit 2:9, NW) Ashtu si Jezu Krishti, krijesë e re fillestare e Perëndisë, kjo krijesë e re e mëvonshme pati detyrë kryesore që të predikojë lajmin e mirë. (Lluka 4:18, 19) Individualisht, pjesëtarët e saj, të cilët përfundimisht numërojnë 144.000, duhet «të veshin personalitetin e ri që u krijua sipas vullnetit të Perëndisë në drejtësi të vërtetë dhe besnikëri.» (Efesianëve 4:24, NW; Zbulesa 14:1, 3) Kjo kërkon që të kultivojnë «frytin e frymës», të përshkruar në Galatasve 5:22, 23 dhe të kujdesen besnikërisht për mbarështimin e vet.​—1. Korintasve 4:2; 9:16.

Çfarë mund të themi për këtë krijesë të re në kohën tonë? Në vitin 1914, siç tregon orari biblik, u plotësuan fjalët e Zbulesës 11:15: «Mbretëria e botës është bërë mbretëri e Zotit tonë [Jehovait] dhe e Krishtit të tij dhe ai do të sundojë si mbret në shekuj të shekujve.» (NW) Vepra e parë e Krishtit si Mbret i ri i vendosur ishte hedhja nga qielli, poshtë, në afërsi të tokës e Satanait dhe engjëjve të tij demonikë. Kjo solli «mjerim për tokën», në formën e Luftës së Parë Botërore dhe vuajtjeve që e shoqëruan atë.​—Zbulesa 12:9, 12, 17.

Kjo shërbeu, gjithashtu, si paralajmërim për të mbeturit në tokë nga krijesa e re, se duhet të marrin pjesë në plotësimin e profetizimit të Jezuit: «Ky lajm i mirë mbi mbretërinë [e vendosur] do të predikohet në gjithë tokën e banuar për dëshmi të të gjitha kombeve; dhe atëherë do të vijë fundi.» Ç’është ky «fund»? Jezui vazhdoi të shpjegonte: «Sepse atëherë do të ndodhë një mjerim i madh si nuk ka ndodhur që nga fillimi i botës e deri tani, jo, as që do të ndodhë më. Në të vërtetë, sikur të mos shkurtoheshin këto ditë, asnjë trup nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve këto ditë do të shkurtohen.»​—Mateu 24:3-14, 21, 22, NW.

Fryma e Jehovait i ka nxitur këta të mirosur nga krijesa e tij e re që të angazhohen në fushatën e zgjeruar si kurrë më parë të predikimit në këtë tokë. Nga disa mijëra, në vitin 1919, numri i këtyre lajmëtarëve të zellshëm të Mbretërisë është rritur në rreth 50.000 nga mesi i viteve ‘30. Sikurse është profetizuar, «zëri i tyre mori mbanë dheun dhe fjalët e tyre arritën deri në skajet e botës.»​—Romakëve 10:18.

A janë të mbeturit nga krijesa e re të vetmit që u mblodhën për shpëtim? Jo, sepse profetizimi ka përmendur se engjëjt e Perëndisë do t’i mbajnë erërat e mjerimit të madh, derisa të përfundojë mbledhja, jo vetëm e izraelitëve frymorë me shpresë qiellore, por edhe e të tjerëve, «shumicës së madhe, të cilën nuk mund ta numërojë asnjë njeri, nga të gjitha kombet, fiset dhe popujt dhe gjuhët.» Cili do të jetë fati i tyre? Pra, ata do të kalojnë të padëmtuar «nga mjerimi i madh», që të gëzojnë jetën e përhershme në tokën parajsore!​—Zbulesa 7:1-4, 9, 14.

Lumturisht, kjo shumicë e madhe, e mbledhur nga rreth 210 vende, është rritur me të shpejtë në mbi 4.500.000 Dëshmitarë aktivë. Edhe shumë të tjerë po vijnë, siç tregon numri i pjesëmarrësve prej 11.431.171 në Përkujtimin e vdekjes së Jezuit në 17 prill të vitit të kaluar. Prej gjithë këtyre milionave, vetëm 8.683, që shprehen se janë mbetja e krijesës së re mbi tokë, morën simbolet e Përkujtimit. Ky grup i vogël, kurrë s’do të mund ta kryente vetëm këtë vepër të predikimit me një shtrirje kaq të gjerë sot. Me miliona që përbëjnë shumicën e madhe punojnë krah për krah me ta në kryerjen e kësaj vepre. (Sofonia 3:9) Përveç kësaj, pjesëtarët e shkolluar mirë të shumicës së madhe, tani kryejnë punë administrative dhe kanë përgjegjësi të tjera pranë Trupit Udhëheqës të mirosur të izraelit frymor, sikurse netinimët jo-izraelitë që punonin me priftërit në meremetimin e mureve të Jeruzalemit.​—Nehemia 3:22-26.

Krijimi i «qiellit të ri dhe tokës së re»

Sa gëzohemi për këtë grumbullim! Është pikërisht ashtu siç ka thënë Jehovai: «Sepse unë krijoj qiejt e rinj dhe tokën e re dhe gjërat e shkuara nuk do të kujtohen dhe nuk do të hyjnë në zemër. Por, gëzohuni dhe jini të lumtur përgjithmonë për atë që unë do të krijoj; sepse ja, unë do të krijoj Jeruzalemin, që të ketë gëzim dhe populli i tij të jetë i lumtur. Dhe sigurisht do të gëzohem për Jeruzalemin dhe do të jem i lumtur për popullin tim; dhe s’do të dëgjohet më në të as vajtimi dhe as britmat.» (Isaia 65:17-19) Qiejt e rinj të krijimit të Jehovait do të përbëhen përfundimisht nga Jezu Krishti dhe 144.000 pjesëtarët e ringjallur të krijesës së re që janë blerë nga njerëzimi në më tepër se 19 shekujt e kaluar. Kjo është shumë, shumë më madhështore se sa cilado qeveri tokësore që sundonte në Jeruzalemin e vërtetë, madje edhe se ajo e ditëve të Solomonit. Ajo përfshin edhe Jeruzalemin e ri, qytetin qiellor, të përshkruar më gjithë bukurinë e tij të shkëlqyer në kreun 21 të Zbulesës.

Jeruzalemi i ri është nusja frymore e Krishtit, 144.000 ndjekësit e tij të mirosur, të cilët pas vdekjes dhe ringjalljes frymore i shoqërohen Dhëndërit të tyre në qiell. Ata, në Zbulesën 21:1-4 përshkruhen, si ata që «zbresin nga qielli, prej Hyut [Perëndisë, NW]», d.m.th., se drejtohen nga ai për t’u dërguar bekime njerëzve këtu, në tokë. Në këtë mënyrë është plotësuar profetizimi: «Shiko! Tenda e Perëndisë është me njerëzimin dhe ai do të banojë me ta dhe ata do të jenë populli i tij. Ndërsa, vetë Perëndia do të jetë me ta. Dhe ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe s’do të ketë më as vdekje, as pikëllim, as britmë e as dhembje s’do të ketë më. Gjërat e mëparshme kanë kaluar.» (NW)

Sa duhet ta falënderojmë Perëndinë për krijesën e re dhe për qiejt e rinj! Ndryshe nga pushtetet kalimtare, korruptuese, që e kanë shqetësuar aq gjatë njerëzimin, ky rregullim qeveritar i Perëndisë do të jetë i përhershëm. Krijesa e re dhe trashëguesit e saj frymore, shumica e madhe, i gëzohen premtimit të mëtejshëm të Perëndisë: «Sepse sikurse qiejt e rinj dhe toka e re, që do t’i bëj unë, do të qëndrojnë para meje, thotë Zoti [Jehovai, NW], ashtu do të qëndrojë fara juaj [trashëgimtarët tuaj, NW] dhe emri juaj.»​—Isaia 66:22, DK.

«Toka e re» i shoqërohet trashëgimtarëve të të mirosurve nga krijesa e re. Kjo është një shoqëri e re e njerëzve në tokë që nderon Perëndinë. Padyshim, sot në shoqërinë njerëzore urrejtja, krimet, dhuna, korruptimi dhe imorali theksojnë nevojën e një ndryshimi të plotë dhe vendosjen e një shoqërie të re në tokë që të veprojë nën drejtimin e qiejve të rinj dashamirës. Ky është dhe qëllimi i Jehovait. Ashtu siç krijoi qiejt e rinj, po krijon edhe tokën e re, duke mbledhur shumicën e madhe si qendër të shoqërisë paqedashëse të botës së re. Vetëm kjo shoqëri do të shpëtojë gjallë «nga mjerimi i madh»​—Zbulesa 7:14.

Ç’mund të presim nga mjerimi i madh që është afër? Duke u folur apostujve të vet, të parëve që do të përbënin qiejt e rinj dhe do të drejtojnë tokën e re, Jezui premtoi: «Me të vërtetë po ju them, në rikrijimin, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e tij të lavdishëm, ju që më keni ndjekur, po ashtu do të uleni në dymbëdhjetë frone.» (Mateu 19:28, NW) Të gjithë këta 144.000 të Jeruzalemit të ri, do të marrin pjesë me Jezuin në gjykimin e njerëzimit. Atëherë dashuria, si bazë mbi të cilën do të ngrihet shoqëria njerëzore, do të zëvendësojë egoizmin dhe urrejtjen. Problemet fisnore, racore dhe kombëtare do të çrrënjosen. Ringjallja gjithnjë e më tepër do të na i kthejë të dashurit tanë. Me miliarda njerëz besnikë do të bëhen një familje e madhe, e bashkuar dhe e frymëzuar për në jetën e përhershme në tokën e transformuar në një parajsë.

Kjo do të jetë diçka shumë më e madhe se utopi apo një Shangrilah (parajsë e fshehtë, e imagjinuar). Kjo do të jetë një krijesë e përhershme​—«sipas premtimit të tij, ne presim qiejt e rinj dhe tokën e re mbi të cilët do të banojë drejtësia.» (2. Pjetrit 3:13, NW) Me siguri, kjo është një shpresë madhështore nga ai që tha: «Shiko! Çdo gjë të re krijoj», dhe që vazhdoi me deklaratën që na shton besimin: «Këto janë fjalë besnike dhe të vërteta.»​—Zbulesa 21:5, NW.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo