-
Lind Mbretëria e Perëndisë!Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Prandaj, gëzoni, o qiej, dhe ju që banoni në ta!’»—Zbulesa 12:10-12a.
-
-
Lind Mbretëria e Perëndisë!Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
20. Si e kanë mundur Satanain të krishterët e mirosur?
20 Të krishterët e mirosur që quhen të drejtë falë ‘gjakut të Qengjit’, kanë vazhduar të japin dëshmi për Perëndinë dhe për Jezu Krishtin edhe përballë përndjekjeve. Për më shumë se 120 vjet, klasa e Gjonit e ka drejtuar vëmendjen e njerëzve te çështjet e mëdha që kanë lidhje me fundin e kohëve të caktuara të kombeve në vitin 1914. (Luka 21:24) Tani përkrah tyre shërben edhe shumica e madhe. Asnjë nga këta besnikë nuk ‘frikësohet nga ata që vrasin trupin, por s’mund të vrasin shpirtin’, siç e kanë treguar shumë e shumë herë ngjarjet e përjetuara në kohën tonë nga Dëshmitarët e Jehovait. Ata e kanë mundur Satanain me fjalët dhe me sjelljen e mirë si të krishterë, duke treguar përherë se ai është gënjeshtar. (Mateu 10:28; Proverbat 27:11; Zbulesa 7:9) Sa të lumtur duhet të jenë të krishterët e mirosur që janë ringjallur në qiell, sepse atje nuk është më Satanai që akuzonte vëllezërit e tyre! Është koha që tërë ushtria engjëllore t’i përgjigjet me gëzim thirrjes: «Gëzoni, o qiej, dhe ju që banoni në ta!»
Mjerim nga rivali!
21. Si i ka sjellë mjerim Satanai tokës dhe detit?
21 I acaruar për shkak të mjerimit të tretë, tani Satanai është i vendosur t’i sjellë vuajtje njerëzimit me këtë mjerim që i shkon për shtat sojit të tij: «Mjerë ti tokë e ti det, sepse Djalli zbriti ndër ju me zemërim të madh, ngaqë e di se ka një periudhë kohe të shkurtër!» (Zbulesa 12:12b) Pas dëbimit të Satanait nga qielli, vërtet mund të thuhej «mjerë ti tokë», pasi ajo po rrënohej nga njerëzit egoistë nën pushtetin e tij. (Ligji i përtërirë 32:5) Politika që ndjek Satanai ‘nënshtro ose shkatërro’, i sjell edhe më shumë mjerim tokës simbolike, domethënë strukturës së shoqërisë njerëzore, si edhe detit simbolik, domethënë masave të trazuara të njerëzve. Gjatë dy luftërave botërore, tërbimi i Satanait u pasqyrua në tërbimin e kombeve nën pushtetin e tij, dhe shpërthime të tilla të egërsisë demonike janë shfaqur deri në ditët tona, por kjo s’do të zgjatë shumë. (Marku 13:7, 8)
-