-
Lind Mbretëria e Perëndisë!Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
«Kur dragoi pa se e hodhën poshtë në tokë, përndoqi gruan që lindi djalin.
-
-
Lind Mbretëria e Perëndisë!Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Ne mund të pyesim si mund ta përndiqte dragoi gruan, nëse ajo do të ishte në qiell, kurse dragoi poshtë në tokë. S’duhet të harrojmë se gruaja ka fëmijë këtu në tokë, që përbëjnë farën e saj. Nga vazhdimi i vegimit do të mësojmë se Satanai do ta tregonte tërbimin e tij kundër gruas, duke përndjekur farën e saj. (Zbulesa 12:17) Çfarëdo që t’i bënte ai farës së gruas këtu në tokë, do të ishte sikur t’ia kishte bërë vetë gruas. (Krahaso Mateun 25:40.) Edhe shokët e farës në tokë, që po shtohen dita-ditës, do të përndiqeshin.
Një komb i ri
24. Cila përvojë e Studentëve të Biblës ishte e ngjashme me çlirimin e izraelitëve nga Egjipti?
24 Gjatë Luftës së Parë Botërore, vëllezërit e Jezuit vazhduan me besnikëri dhe aq sa ishte e mundur të jepnin dëshmi. Ata e bënë këtë përballë kundërshtimit gjithnjë e në rritje që ngjalli Satanai dhe këlyshët e tij keqdashës. Në fund, dëshmia publike e Studentëve të Biblës u ndal vërtet. (Zbulesa 11:7-10)
-