BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Sihariq» nga Apokalipsi
    Kulla e Rojës—1999 | 1 Dhjetor
    • 3. Me cilin mision korrespondon shërbimi publik i Dëshmitarëve të Jehovait?

      3 Si shpallës të këtij sihariqi, Dëshmitarët e Jehovait janë në realitet zëdhënës të një lajmëtari simbolik qiellor, misioni i të cilit përshkruhet, gjithashtu, te Zbulesa. «Pashë një engjëll tjetër që fluturonte në mes të qiellit dhe kishte një lajm të mirë të përhershëm, për t’ua shpallur si sihariq atyre që banojnë mbi tokë dhe çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli.» (Zbulesa 14:6, BR) ‘Lajmi i mirë i përhershëm’ përfshin njoftimin se «mbretëria [ose qeverisja] e botës» është ‘bërë mbretëria e Zotërisë tonë dhe e Krishtit të tij» dhe se ka ardhur «koha e caktuar» nga Jehovai për ‘të çuar në rrënim ata që rrënojnë tokën’. (Zbulesa 11:15, 17, 18, BR) A nuk është me të vërtetë ky një lajm i mirë?

  • «Sihariq» nga Apokalipsi
    Kulla e Rojës—1999 | 1 Dhjetor
    • 6. Çfarë mund të kuptojnë njerëzit nga vizioni i dokumentuar në kapitullin 4?

      6 Kapitulli 4 siguron një vizion madhështor të fronit qiellor të Perëndisë Jehova. Aty ofrohet një imazh i lavdisë së pranisë së Jehovait dhe i strukturës qiellore qeverisëse që do të përdorë ai. Sundimtarët e kurorëzuar, fronet e të cilëve rrethojnë fronin qendror të universit, i bëjnë nderime Jehovait dhe shpallin: «Ti je i denjë, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti i krijove të gjitha gjërat dhe nëpërmjet vullnetit tënd ekzistojnë dhe u krijuan.»—Zbulesa 4:11.

      7. (a) Çfarë duhet të bëjnë banorët e tokës, sipas nxitjes që u jep engjëlli? (b) Cila është një pjesë e rëndësishme e veprës sonë të arsimimit?

      7 A ka ndonjë domethënie kjo për njerëzit sot? Patjetër që ka. Nëse duan të jetojnë nën Mbretërinë Mijëvjeçare, ata duhet t’i vënë veshin asaj që shpall ‘engjëlli që fluturon në mes të qiellit’: «Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, sepse ora e gjyqit të tij erdhi.» (Zbulesa 14:6, 7) Një nga qëllimet kryesore të veprës së arsimimit biblik që po kryhet nga Dëshmitarët e Jehovait është që të ndihmojë «ata që banojnë mbi dhe» për ta njohur dhe për ta adhuruar Jehovain, për të pranuar pozitën e tij si Krijues dhe për t’iu nënshtruar vullnetarisht sovranitetit të tij të drejtë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo