-
Këndojnë këngën e re triumfueseZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
«Pashë një engjëll tjetër që fluturonte në mes të qiellit dhe kishte një lajm të mirë të përhershëm, që t’ua shpallte si sihariq atyre që banojnë në tokë, çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli,
-
-
Këndojnë këngën e re triumfueseZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Engjëlli fluturonte «në mes të qiellit», ku fluturojnë zogjtë. (Krahaso Zbulesën 19:17.) Pra, zëri i tij mund të dëgjohet në tërë botën. Fjalët që shpall engjëlli në tërë botën kanë një publik shumë më të gjerë se çdo lajm flesh në televizion!
-
-
Këndojnë këngën e re triumfueseZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Kur ishte në tokë, Jezui profetizoi për ditët tona: «Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.» (Mateu 24:14) Kongregacioni i të krishterëve të mirosur po e përmbush këtë mision. (1 Korintasve 9:16; Efesianëve 6:15) Ky varg i Zbulesës na tregon se në këtë vepër predikimi janë të përfshirë edhe engjëjt e padukshëm. Sa e sa herë e kanë drejtuar engjëjt një Dëshmitar të Jehovait në një shtëpi ku ndonjë shpirt i dëshpëruar lëngonte e lutej për ndihmë frymore!
-