-
«Ra Babilonia e Madhe!»Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
«Një engjëll i tretë i ndoqi dhe tha me zë të fortë: ‘Nëse dikush adhuron bishën dhe shëmbëlltyrën e saj, dhe merr një damkë mbi ballë ose mbi dorë, do të pijë edhe verën e zemërimit të Perëndisë, e cila është derdhur e paholluar në kupën e zemërimit të tij.’» (Zbulesa 14:9, 10a) Te Zbulesa 13:15-17 tregohej qartë se ata që nuk do të adhuronin shëmbëlltyrën e bishës gjatë ditës së Zotërisë, do të vuanin, madje do të vriteshin. Kurse në këtë varg kuptojmë se Jehovai ka vendosur t’i gjykojë ata që ‘kanë damkën, emrin e bishës ose numrin e emrit të saj’. Ata do të detyrohen të pinë ‘kupën [e hidhur] të zemërimit’ të Jehovait. Çfarë do të thotë kjo për ta? Në vitin 607 p.e.s., kur Jehovai e detyroi Jerusalemin të pinte «kupën e tërbimit të tij», qyteti ‘u plaçkit e u rrafshua, vuajti nga uria e nga shpata’ në duart e babilonasve. (Isaia 51:17, 19) Po ashtu, edhe idhujtarët e fuqive politike në tokë dhe të shëmbëlltyrës së tyre, Kombeve të Bashkuara, do të përjetojnë tragjedi kur të pinë kupën e zemërimit të furishëm të Jehovait. (Jeremia 25:17, 32, 33) Ata do të shkatërrohen plotësisht.
14. Me çfarë duhet të përballen përpara shkatërrimit ata që adhurojnë bishën dhe shëmbëlltyrën e saj dhe si e përshkroi Gjoni këtë?
14 Por, para se të ndodhë kjo, ata që kanë damkën e bishës, duhet të përballen me torturat që vijnë si pasojë e mosmiratimit të Jehovait. Engjëlli i tregoi Gjonit për ata që do të adhuronin bishën dhe shëmbëlltyrën e saj: «Ai do të mundohet me zjarr dhe squfur para engjëjve të shenjtë dhe para Qengjit.
-
-
«Ra Babilonia e Madhe!»Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
15, 16. Ç’tregojnë fjalët «zjarr dhe squfur» te Zbulesa 14:10?
15 Disa e shohin përmendjen e zjarrit dhe të squfurit në këtë varg si provë të ekzistencës së ferrit të zjarrtë. Por një vështrim i shpejtë i një profecie të ngjashme tregon kuptimin e vërtetë të këtyre fjalëve në këtë kontekst. Në kohën e Isaisë, Jehovai e paralajmëroi kombin e Edomit se do të ndëshkohej për shkak të armiqësisë kundër Izraelit. Ai tha: «Përrenjtë e tij do të kthehen në katran, kurse pluhuri në squfur. Ai vend do të bëhet si katran që digjet. Nuk do të shuhet as ditën e as natën, por do të nxjerrë tym përgjithmonë. Ai do të mbetet i shkretë brez pas brezi, dhe atje s’do të shkelë këmbë njeriu në jetë të jetëve.»—Isaia 34:9, 10.
16 Mos vallë Edomi u hodh në ndonjë ferr të zjarrtë mitik që të digjej përgjithmonë? Pa dyshim, që jo. Përkundrazi, ai u zhduk për fare nga skena botërore si ta kishte përpirë krejtësisht zjarri dhe squfuri. Pasojë e ndëshkimit nuk ishte mundimi i përhershëm, por ‘boshllëku’, ‘shkretia’ dhe ‘mosekzistenca’. (Isaia 34:11, 12) Këtë e ilustron qartë tymi ‘që do të nxirrte përgjithmonë’. Kur digjet një shtëpi, nga hiri vazhdon të dalë tym edhe pasi janë shuar flakët, dhe kjo u tregon të tjerëve se ka rënë një zjarr që ka shkatërruar gjithçka. Edhe sot populli i Perëndisë nuk e harron mësimin që ka nxjerrë nga shkatërrimi i Edomit. Pikërisht në këtë kuptim Edomi ‘vazhdon të nxjerrë tym’.
17, 18. (a) Cili do të jetë fundi i atyre që kanë damkën e bishës? (b) Si mundohen adhuruesit e bishës? (c) Në ç’kuptim «tymi i mundimit të tyre ngjitet lart në jetë të jetëve»?
17 Edhe ata që kanë damkën e bishës do të shkatërrohen plotësisht si nga flakët e zjarrit. Siç tregon vazhdimi i profecisë, kufomat e tyre do të lihen të pavarrosura, që t’i hanë kafshët dhe zogjtë. (Zbulesa 19:17, 18) Pra, është e qartë se nuk do të mundohen përgjithmonë. Si atëherë ‘do të mundohen me zjarr dhe me squfur’? Kjo do të ndodhë në kuptimin që shpallja e së vërtetës do t’ua çjerrë maskën dhe do t’i paralajmërojë se në të ardhmen Perëndia do të ekzekutojë gjykimin mbi ta. Ja pse çfarë nuk shpifin për popullin e Perëndisë dhe, kur është e mundur, bindin tinëz bishën politike të përndjekë e madje të vrasë Dëshmitarët e Jehovait.
-
-
«Ra Babilonia e Madhe!»Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
18 Kush e shpall sot këtë mesazh që mundon? A të kujtohet se «karkalecave», për të cilët folëm disa kapituj më parë, iu lejua të mundonin njerëzit që nuk kishin vulën e Perëndisë në ballë? (Zbulesa 9:5) Me sa duket, këta «karkaleca» që drejtohen nga engjëjt, janë ata që mundojnë.
-