-
Merr fund zemërimi i PerëndisëZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Mbi njerëzit ra nga qielli një breshër i madh, me kokrrat gati sa pesha e një talente. Njerëzit blasfemuan Perëndinë për shkak të plagës së breshrit, sepse kjo plagë ishte jashtëzakonisht e madhe.»—Zbulesa 16:18-21.
-
-
Merr fund zemërimi i PerëndisëZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
«Një breshër i madh», shumë më i madh se ai që goditi Egjiptin gjatë plagës së shtatë, me kokrrat gati sa pesha e një talente, do të godasë rëndë njerëzimin.d (Dalja 9:22-26) Ka të ngjarë që ndëshkimi me këtë rrebesh uji të ngrirë të nënkuptojë shprehje jashtëzakonisht të rënda gjykimi nga ana e Jehovait, që tregojnë se fundi i këtij sistemi ka ardhur më në fund. Por Jehovai mund të hedhë fare mirë edhe breshër për të kryer veprën e tij shkatërruese.—Jobi 38:22, 23.
39. Pavarësisht nga derdhja e shtatë plagëve, çfarë do të vazhdojë të bëjë pjesa më e madhe e njerëzve?
39 Pra, bota e Satanait do të përballet me gjykimet e drejta të Jehovait. Deri në fund, pjesa më e madhe e njerëzimit do të sfidojë dhe do të blasfemojë Perëndinë. Njësoj si në rastin e faraonit të lashtë, zemra e tyre nuk do të zbutet as nga plagët e përsëritura, as nga kulmi i tyre vdekjeprurës. (Dalja 11:9, 10) Të mos presim që një numër i madh njerëzish të ndryshojë zemrën minutën e fundit. Edhe duke dhënë frymë, ata s’do të lënë gjë pa thënë kundër Perëndisë që ka deklaruar: «Kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.» (Ezekieli 38:23) Sidoqoftë, sovraniteti i Perëndisë së Plotfuqishëm Jehova do të jetë shfajësuar.
-