BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bh f. 219-f. 220
  • Të identifikojmë «Babiloninë e Madhe»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të identifikojmë «Babiloninë e Madhe»
  • Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është Babilonia e Madhe?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Vajtim dhe gëzim për fundin e Babilonisë
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • Shkretimi i qytetit të madh
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • Feja e rreme: Parathuhet fundi i saj dramatik
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
Shih më tepër
Çfarë mëson vërtet Bibla?
bh f. 219-f. 220

SHTOJCA

Të identifikojmë «Babiloninë e Madhe»

NË LIBRIN e Zbulesës ka shprehje që nuk duhen marrë në kuptimin e mirëfilltë. (Zbulesa 1:1) Për shembull, përmendet një grua që ka të shkruar në ballë emrin «Babilonia e Madhe». Për këtë grua thuhet se rri ulur mbi ‘turma e kombe’. (Zbulesa 17:​1, 5, 15) Asnjë grua e mirëfilltë s’mund të bëjë një gjë të tillë, prandaj Babilonia e Madhe duhet të jetë simbolike. Çfarë paraqet, atëherë, kjo prostitutë simbolike?

Te Zbulesa 17:​18, e njëjta grua simbolike përshkruhet si ‘qyteti i madh që mbretëron mbi mbretërit e tokës’. Fjala ‘qytet’ tregon një grup të organizuar njerëzish. Meqë ky ‘qytet i madh’ ka kontroll mbi «mbretërit e tokës», gruaja me emrin Babilonia e Madhe duhet të jetë një organizatë me pushtet e me shtrirje ndërkombëtare. Mund të quhet me të drejtë një perandori botërore. Po ç’lloj perandorie është? Një perandori fetare. Ja se si na çojnë në këtë përfundim disa pjesë të Zbulesës, që janë të lidhura me argumentin.

Një perandori mund të jetë politike, tregtare ose fetare. Gruaja me emrin Babilonia e Madhe nuk është perandori politike, sepse në Fjalën e Perëndisë thuhet që «mbretërit e tokës» ose elementët politikë të kësaj bote «u kurvëruan» me të. Ky veprim ka të bëjë me aleancat që ka bërë ajo me sundimtarët e kësaj toke dhe shpjegon arsyen pse kjo grua quhet ‘prostituta e madhe’.​—Zbulesa 17:​1, 2; Jakovi 4:4.

Babilonia e Madhe s’mund të jetë perandori tregtare, sepse «tregtarët shëtitës të tokës», që përfaqësojnë elementët tregtarë, do të vajtojnë për të kur të shkatërrohet. Në fakt, si për mbretërit, edhe për tregtarët, thuhet se e shohin Babiloninë e Madhe nga «larg». (Zbulesa 18:​3, 9, 10, 15-17) Prandaj, është e arsyeshme të nxjerrim përfundimin se Babilonia e Madhe nuk është as perandori politike, as tregtare, por fetare.

Që Babilonia e Madhe është një perandori fetare, e vërteton edhe pohimi se ajo i mashtron gjithë kombet me anë të ‘praktikave të saj spiritiste’. (Zbulesa 18:23) Meqë të gjitha format e spiritizmit dhe të okultizmit janë fetare dhe e kanë burimin te demonët, nuk habitemi që Bibla e quan Babiloninë e Madhe ‘vendbanim të demonëve’. (Zbulesa 18:2; Ligji i përtërirë 18:​10-12) Gjithashtu, për këtë perandori thuhet se kundërshton me forcë fenë e vërtetë, duke përndjekur ‘profetët’ dhe ‘të shenjtët’. (Zbulesa 18:24) Po, Babilonia e Madhe ka një urrejtje kaq të fortë për fenë e vërtetë, saqë i përndjek me dhunë e madje i vret ‘dëshmitarët e Jezuit’. (Zbulesa 17:6) Pra, është e qartë se kjo grua, që quhet Babilonia e Madhe, paraqet perandorinë botërore të fesë së rreme, ku futen të gjitha fetë që janë në kundërshtim me Perëndinë Jehova.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo