BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/13 f. 6-7
  • Satanai

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Satanai
  • Zgjohuni!—2013
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A ekziston vërtet Satanai?
  • Ku jeton Satanai?
  • A mund t’u bëjë keq ose t’i mbajë nën kontroll Satanai njerëzit?
  • Ji syçelë​—Satanai do që të të gllabërojë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Kush është Satanai? A ekziston vërtet?
    Zgjohuni!—2007
  • Sundimtarë në mbretërinë frymore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • A është Djalli thjesht simbol i së keqes?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Zgjohuni!—2013
g 6/13 f. 6-7

PIKËPAMJA E BIBLËS

Satanai

A ekziston vërtet Satanai?

«Gjarpri i hershëm, që quhet Djall dhe Satana, . . . mashtron gjithë tokën e banuar.»​—Zbulesa 12:9.

ÇFARË THONË NJERËZIT?

Disa besojnë se Satana Djalli nuk ekziston vërtet, por është veçse e keqja brenda njeriut.

ÇFARË THOTË BIBLA?

Satanai ekziston vërtet. Është një engjëll rebel, një krijesë frymore që është armik me Perëndinë. Bibla flet për Satanain si «sundimtari i kësaj bote». (Gjoni 12:31) Ai përdor ‘shenja të gënjeshtërta’ dhe ‘mashtrimin’ për të arritur synimet.​—2 Selanikasve 2:9, 10.

Në Bibël është dokumentuar një bisedë që ka ndodhur në qiell midis Satanait dhe Perëndisë. Nëse Satanai do të ishte e keqja brenda çdo personi, a do të kishte kuptim që Perëndia të fliste me një cilësi të keqe brenda vetes? A mund të ketë cilësi të këqija Perëndia kur ai është i përsosur dhe moralisht i patëmetë? (Ligji i përtërirë 32:4; Jobi 2:1-6) Kuptohet, Satanai ekziston dhe nuk është thjesht personifikim i së keqes.

PSE DUHET TË TË INTERESOJË?

Satanai do që ti të besosh se ai është një trillim, ashtu si një kriminel fsheh identitetin që të vazhdojë ta thyejë ligjin pa u zbuluar. Për t’u mbrojtur nga Satanai, së pari duhet të pranosh se ai ekziston.

Ku jeton Satanai?

«Mjerë ti tokë . . . sepse Djalli zbriti ndër ju.»​—Zbulesa 12:12.

ÇFARË THONË NJERËZIT?

Shumë njerëz besojnë se Satanai banon në ferrin e zjarrtë, në qendër të tokës. Disa të tjerë janë të mendimit se ai ekziston brenda njerëzve të këqij.

ÇFARË THOTË BIBLA?

Satanai është krijesë frymore, prandaj jeton në botën e padukshme. Për një periudhë kohe, Satanai u lejua të lëvizte lirisht atje ku rrinte Perëndia me engjëjt besnikë. (Jobi 1:6) Por tani është dëbuar nga prania e Perëndisë dhe është kufizuar në afërsi të tokës së bashku me engjëjt e ligj.​—Zbulesa 12:12.

A do të thotë kjo se Satanai banon në një vend të caktuar në tokë? Për shembull, mund të kesh lexuar se qyteti i lashtë i Pergamit quhej vendi ‘ku banonte Satanai’. (Zbulesa 2:13) Faktikisht kjo shprehje nënkupton se atje mbizotëronte adhurimi satanik. Satanai nuk jeton në një vend specifik të tokës. Për këtë, Bibla thotë se «gjithë mbretëritë e tokës së banuar» i përkasin atij.​—Luka 4:5, 6.

A mund t’u bëjë keq ose t’i mbajë nën kontroll Satanai njerëzit?

«E gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut.»​—1 Gjonit 5:19.

ÇFARË THOTË BIBLA?

Shumica e njerëzve i janë dorëzuar ndikimit mashtrues të Satanait, dhe kështu janë nën pushtetin e tij. (2 Korintasve 11:14) Ky fakt na ndihmon të kuptojmë pse njerëzimi s’ka arritur të përmirësojë kushtet botërore.

Në Bibël janë dokumentuar edhe raste ekstreme, ku Satanai ose demonët i kanë pushtuar njerëzit dhe u kanë bërë keq.​—Mateu 12:22; 17:15-18; Marku 5:2-5.

Ç’MUND TË BËSH?

Nuk ke pse t’i frikësohesh pushtetit të Satanait. Që të mos hysh nën ndikimin ose kontrollin e tij, duhet të dish si i manipulon ai njerëzit. Në këtë mënyrë nuk do të jesh «në padije të intrigave të tij.» (2 Korintasve 2:11) Po të lexosh Biblën, do të marrësh njohuri jetësore për taktikat e Satanait, dhe kështu nuk do të biesh viktimë.

Hidh çdo gjë që ka lidhje me demonët. (Veprat 19:19) Këtu përfshihen hajmalitë, botimet, videot, muzika dhe programet kompjuterike që përkrahin spiritizmin ose fallin.

Bibla thotë: «Kundërvijuni Djallit, e ai do të ikë nga ju.» (Jakovi 4:7) Në rast se u bindesh këshillave të mençura të Perëndisë, do të mbrohesh kundër intrigave të liga të Satanait.​—Efesianëve 6:11-18.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo