BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mbreti-Luftëtar triumfon në Harmagedon
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • Sytë e tij janë si një flakë zjarri, e mbi kokë ka shumë diadema»​—Zbulesa 19:11, 12a.

  • Mbreti-Luftëtar triumfon në Harmagedon
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • Sytë tij, që ngjajnë «si një flakë zjarri», të kallin frikë, pasi janë fiksuar te shkatërrimi i afërt që do të përpijë si zjarr armiqtë e tij.

      6 Mbreti-Luftëtar mbante në kokë diadema. Bisha që pa Gjoni të dilte nga deti, kishte dhjetë diadema, simbol i sundimit të saj të përkohshëm në tokë. (Zbulesa 13:1) Kurse Jezui «ka shumë diadema». Sundimi i tij i lavdishëm s’do të ketë të krahasuar me ata që kemi njohur deri më sot, pasi ai është «Mbreti i atyre që mbretërojnë dhe Zotëria i atyre që sundojnë si zotërinj».​—1 Timoteut 6:15.

      7. Ç’është emri i shkruar që mbante Jezui?

      7 Gjoni vazhdoi përshkrimin e tij: «Ai ka një emër të shkruar, që përveç tij, askush tjetër nuk e di.» (Zbulesa 19:12b) Në Bibël Biri i Perëndisë është quajtur edhe Jezu, Emanuel dhe Mikael. Por ky «emër» i padeklaruar duket se ka të bëjë me pozitën dhe privilegjet që gëzon Jezui gjatë ditës së Zotërisë. (Krahaso Zbulesën 2:17.) Ja çfarë tha Isaia për Jezuin pas vitit 1914: «Ai do të thirret Këshilltar i Mrekullueshëm, Perëndi i Fuqishëm, Atë i Përjetshëm, Princ i Paqes.» (Isaia 9:6) Apostulli Pavël i bashkangjiti emrit të Jezuit privilegjet e Tij shumë të larta të shërbimit kur shkroi: «Perëndia e ngriti [Jezuin] në një pozitë më të lartë e me dashamirësi i dha emrin që është mbi çdo emër, në mënyrë që, në emër të Jezuit, të përkulet çdo gju.»​—Filipianëve 2:9, 10.

      8. Pse vetëm Jezui mund ta dijë emrin e shkruar dhe me kë i ndan disa nga privilegjet e tij të larta?

      8 Privilegjet e Jezuit janë unike. Përveç Jehovait, vetëm Jezui mund ta kuptojë se ç’do të thotë të kesh një pozitë kaq të lartë. (Krahaso Mateun 11:27.) Kështu, nga të gjitha krijesat e Perëndisë, vetëm Jezui mund ta kuptojë dhe ta çmojë në masë të plotë këtë emër. Megjithatë, në disa nga këto privilegje Jezui përfshin edhe nusen e tij. Ai ka bërë këtë premtim: ‘Mbi atë që do të dalë fitimtar, . . . do të shkruaj . . . emrin tim të ri.’​—Zbulesa 3:12.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo