-
Pyetje nga lexuesitKulla e Rojës—2006 | 15 Gusht
-
-
«Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme shkuan.»—Zbulesa 21:4.
-
-
Pyetje nga lexuesitKulla e Rojës—2006 | 15 Gusht
-
-
Apostulli Gjon dokumenton një vegim tjetër, që gjendet te kapitulli 21 i Zbulesës, i cili do të plotësohet gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit Jezu. Megjithatë, përmbushja e plotë e atij vegimi do të ndodhë në fund të Ditës mijëvjeçare të Gjykimit. Jehovai do të banojë me njerëzimin në kuptimin e plotë, pa ndonjë ndërmjetës, meqë Jezui do t’ia ketë dorëzuar Mbretërinë Atit të tij. Jehovai do të banojë në kuptimin simbolik me ‘popullin e tij’ në mënyrë të përhershme dhe të drejtpërdrejtë. «Nuk do të ketë më vdekje» në kuptimin e plotë të fjalës, kur njerëzimi të ketë arritur përsosmërinë falë zbatimit në masë të plotë të vlerës së flijimit shpërblyes të Krishtit.—Zbulesa 21:3, 4.
-