BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Qyteti që shndrit
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • Qyteti shtrihet në formë katrore dhe gjatësia e tij është po aq sa gjerësia. Ai e mati qytetin me kallam, dhe ishte dymbëdhjetë mijë stadë; gjatësia, gjerësia dhe lartësia e tij janë të barabarta.

  • Qyteti që shndrit
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • Zbulesa 21:15-

  • Qyteti që shndrit
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • 7. Ç’kanë të jashtëzakonshme përmasat e qytetit?

      7 Ç’qytet i jashtëzakonshëm! Një kub i përsosur me perimetër 12.000 stadë (rreth 2.220 km), i rrethuar nga një mur i lartë 144 kute ose 64 metra. Asnjë qytet i mirëfilltë s’mund të ketë kurrë përmasa të tilla. Do të mbulonte një zonë rreth 14 herë më të madhe se Izraeli i sotëm dhe do të ishte rreth 560 km i lartë! Zbulesa u paraqit me shenja. Prandaj, ç’na tregojnë këto përmasa për Jerusalemin e Ri qiellor?

  • Qyteti që shndrit
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • Numri 12 që shfaqet në perimetrin 12.000 stadë të qytetit​—ku gjatësia, gjerësia dhe lartësia janë të barabarta​—përdoret në mënyrë figurative në profecinë biblike në kontekste organizative. Kështu, Jerusalemi i Ri është një sistem i organizuar më së miri për të përmbushur qëllimin e përjetshëm të Perëndisë. Jerusalemi i Ri, bashkë me mbretin Jezu Krisht, është organizata e Mbretërisë së Jehovait. Ç’të themi për formën e qytetit: një kub i përsosur. Në tempullin e Solomonit, Më e Shenjta, ku ndodhej një paraqitje simbolike e pranisë së Jehovait, ishte në formën e një kubi të përsosur. (1 Mbretërve 6:19, 20) Prandaj, është më se e përshtatshme që Jerusalemi i Ri, i ndriçuar nga lavdia e Jehovait, të jetë si një kub i përsosur në një shkallë më të madhe. Të gjitha përmasat e tij janë të ekuilibruara në mënyrë të përsosur. Është një qytet ku nuk ka parregullsi ose të meta.​—Zbulesa 21:22.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo