-
«Ju lutem, dëgjoni se ç’ëndërr pashë»Kulla e Rojës—2014 | 1 Gusht
-
-
Pa dyshuar aspak, Jozefi iu afrua me mendimin se do të ishte një takim paqësor. Por vëllezërit e sulmuan. Ia hoqën dhunshëm rrobën e tij të veçantë, e tërhoqën zvarrë drejt një grope uji të tharë e të thellë dhe e hodhën brenda. Pasi e mori veten nga tronditja, ai mezi u çua në këmbë, por nga gropa nuk mund të dilte kurrë me forcat e veta. Ai shihte vetëm një pjesëz të qiellit teksa zëri i vëllezërve të tij venitej. Ai u thirri e iu përgjërua, por ata nuk ia vunë veshin. Me zemër të ngurtësuar, ata u ulën të hanin aty afër. Kur Rubeni kishte ikur, ata menduan sërish ta vrisnin, por Juda i bindi që më mirë ta shisnin te tregtarët që kalonin andej. Dotani ishte afër rrugës nga kalonin tregtarët për në Egjipt, dhe pak më vonë kaloi një karvan me ismaelitë dhe midianitë. Kur Rubeni u kthye, atë e kishin shitur tashmë. Për 20 sikla e bënë skllav vëllanë e tyre.b—Zanafilla 37:23-28; 42:21.
Jozefi e mbrojti atë që ishte e drejtë, por prapëseprapë vëllezërit e urryen
-
-
«Ju lutem, dëgjoni se ç’ëndërr pashë»Kulla e Rojës—2014 | 1 Gusht
-
-
b Edhe në këtë hollësi të vogël, dokumentimi i Biblës është i saktë. Dokumentet nga e njëjta periudhë kohore tregojnë se çmimi standard për skllevërit në Egjipt ishte 20 sikla.
-