BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/1 f. 30-31
  • Një akt faljeje hap rrugën për shpëtim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një akt faljeje hap rrugën për shpëtim
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mëshirë dhe çlirim
  • Jozefi më i madh
  • Mësime për ne
  • «Mos jam gjë Perëndia unë?»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Jehovai nuk e harron Jozefin
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Jozefi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Ju lutem, dëgjoni se ç’ëndërr pashë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/1 f. 30-31

Ata bënë vullnetin e Jehovait

Një akt faljeje hap rrugën për shpëtim

DHJETË bijtë e Jakobit, të cilët qëndronin para kryeministrit të Egjiptit mbanin mes tyre një sekret tronditës. Vite më parë ata kishin shitur në skllavëri vëllanë e tyre prej babait, Jozefin, duke komplotuar për t’i thënë atit të tyre se atë e kishte vrarë një bishë e egër.—Zanafilla 37:18-35.

Tani, rreth 20 vjet më vonë, një zi e rëndë buke i detyroi këta dhjetë burra të vinin në Egjipt për të blerë grurë. Por gjërat nuk shkuan vaj. Kryeministri, i cili shërbente edhe si administruesi i ushqimit, i akuzoi ata se ishin spiunë. Ai burgosi njërin prej tyre dhe kërkoi që pjesa tjetër të kthehej në shtëpi dhe të sillte me vete vëllanë më të vogël, Benjaminin. Kur ata vepruan kështu, kryeministri bëri një plan që të arrestonte Benjaminin.—Zanafilla 42:1–44:12.

Juda, njëri prej bijve të Jakobit, protestoi. ‘Po të kthehemi në shtëpi pa Benjaminin,—tha ai,—ati ynë do të vdesë.’ Pastaj ndodhi diçka që as Juda, as shokët e tij të udhëtimit nuk e prisnin. Pasi i urdhëroi të dilnin nga dhoma të gjithë përveç bijve të Jakobit, kryeministri qau me zë të lartë. Pastaj, duke e mbledhur veten, deklaroi: «Unë jam Jozefi.»—Zanafilla 44:18–45:3, BR.

Mëshirë dhe çlirim

«A është ende gjallë ati im?»—pyeti Jozefi vëllezërit e tij prej babait. Asnjë nuk u përgjigj. Në fakt, vëllezërit e Jozefit kishin mbetur pa fjalë. A duhej të lumturoheshin apo të tmerroheshin? Në fund të fundit, kur ishin 20 vjet më të rinj, ata e kishin shitur këtë burrë në skllavëri. Jozefi kishte autoritetin për t’i burgosur, për t’i dërguar në shtëpi pa ushqim ose, më e keqja fare, për t’i ekzekutuar! Me arsye të vlefshme, vëllezërit e Jozefit «nuk [ishin] në gjendje t’i përgjigjeshin fare atij, sepse ishin të shqetësuar për arsye të tij».—Zanafilla 45:3, BR.

Menjëherë Jozefi i qetëson këta burra. «Ejani afër meje, ju lutem»,—tha ai. Ata iu bindën. Pastaj ai shtoi: «Unë jam Jozefi, vëllai juaj, të cilin ju e shitët në Egjipt. Por tani mos u lëndoni dhe mos u zemëroni me veten tuaj për faktin që më shitët këtu, sepse për ruajtjen e jetës Perëndia më ka dërguar përpara jush.»—Zanafilla 45:4, 5, BR.

Jozefi nuk u tregoi mëshirë atyre pa pasur baza. Ai tashmë kishte vërejtur dëshmi të pendimit të tyre. Për shembull, kur Jozefi i akuzoi vëllezërit e tij se ishin spiunë, ai dëgjoi kur ata thoshin mes tyre: «Pa dyshim jemi fajtorë në lidhje me vëllanë tonë . . . Ja përse ka ardhur mbi ne kjo angështi.» (Zanafilla 42:21, BR) Gjithashtu, Juda ishte ofruar të bëhej skllav në vend të Benjaminit, me qëllim që i riu të mund të kthehej tek ati i tij.—Zanafilla 44:33, 34.

Kështu, Jozefi ishte i justifikuar në tregimin e mëshirës. Në fakt, ai e kuptoi se bërja e kësaj mund të sillte si rezultat shpëtimin e gjithë familjes së tij. Prandaj, Jozefi u tha vëllezërve të tij të ktheheshin tek ati i tyre Jakobi dhe t’i thoshin atij: «Kjo është ajo që ka thënë biri yt Jozefi: ‘Perëndia më ka caktuar zotëri për gjithë Egjiptin. Eja tek unë. Mos u vono. Duhet të banosh në vendin e Goshenit dhe duhet të vazhdosh afër meje, ti dhe bijtë e tu, dhe bijtë e bijve të tu, dhe kopetë tuaja, dhe bagëtitë tuaja, dhe gjithçka që keni. Dhe unë do t’ju furnizoj me ushqim aty.’»—Zanafilla 45:9-11, BR.

Jozefi më i madh

Jezu Krishti mund të quhet Jozefi më i Madh, sepse ekzistojnë ngjashmëri të habitshme midis këtyre dy burrave. Ashtu si Jozefi, Jezui u keqtrajtua nga vëllezërit e tij, që ishin edhe ata pasardhës të Abrahamit. (Krahaso Veprat 2:14, 29, 37.) Megjithatë, që të dy burrat përjetuan një përmbysje të jashtëzakonshme ngjarjesh. Me kalimin e kohës, gjendja si skllav e Jozefit ndryshoi në atë të një kryeministri, që vinte i dyti vetëm pas faraonit. Ngjashëm, Jehovai e ngriti Jezuin nga të vdekurit dhe e lartësoi në një pozitë më të lartë «në anën e djathtë të Perëndisë».—Veprat 2:33, BR; Filipianëve 2:9-11.

Si kryeministër, Jozefi mund t’u siguronte ushqim të gjithë atyre që vinin në Egjipt për të blerë grurë. Sot, Jozefi më i Madh ka mbi tokë një klasë të skllavit të besueshëm dhe të matur, me anë të së cilës ai po siguron ushqim frymor «në kohën e duhur». (Mateu 24:45-47, BR; Luka 12:42-44) Vërtet, ata që vijnë te Jezui «nuk do të vuajnë më nga uria as nga etja, . . . sepse Qengji, i cili është në mes të fronit, do t’i kullotë ata dhe do t’i udhëheqë në burimet e ujërave të jetës».—Zbulesa 7:16, 17, BR.

Mësime për ne

Jozefi përbën një shembull të jashtëzakonshëm mëshire. Drejtësia e rreptë do të kishte kërkuar që ai t’i ndëshkonte ata që e kishin shitur në skllavëri. Në kontrast, sentimentalizmi mund ta kishte nxitur atë që thjesht ta kalonte pa vënë re shkeljen. Jozefi nuk bëri asnjërën nga këto. Në vend të kësaj, ai e vuri në provë pendimin e vëllezërve të tij. Pastaj, kur pa se trishtimi i tyre ishte i sinqertë, ai i fali ata.

Ne mund ta imitojmë Jozefin. Kur dikush që ka mëkatuar kundër nesh shfaq një ndryshim të sinqertë zemre, ne duhet ta falim atë. Sigurisht, ne nuk duhet të lëmë kurrë që sentimentalizmi të na verbojë ndaj keqbërjes së rëndë. Nga ana tjetër, nuk duhet të lëmë që ndjenjat e mërisë të na verbojnë ndaj akteve të pendimit të sinqertë. Prandaj, le të ‘vazhdojmë të durojmë njëri-tjetrin dhe të falim lirisht njëri-tjetrin’. (Kolosianëve 3:13, BR) Duke bërë kështu, do të jemi duke imituar Perëndinë tonë, Jehovain, i cili është «gati të falë».—Psalmi 86:5, BR; Mikea 7:18, 19.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo