BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Çfarë është pushimi i Perëndisë?
    Kulla e Rojës—2011 | 15 Korrik
    • 1, 2. Ç’përfundim mund të nxjerrim nga Zanafilla 2:1-3 në lidhje me ditën e shtatë? Cilat pyetje lindin?

      QË NË kapitullin e parë të Zanafillës, mësojmë se Perëndia e përgatiti tokën si vendbanim për njerëzit gjatë gjashtë ditëve të figurshme. Bibla thotë për fundin e secilës prej këtyre periudhave: «U bë mbrëmje dhe u bë mëngjes.» (Zan. 1:5, 8, 13, 19, 23, 31) Mirëpo, këto fjalë nuk i gjejmë te Zanafilla 2:1-3 në lidhje me ditën e shtatë.

      2 Fakti që këto fjalë nuk janë vënë, lë të kuptohet se dita e shtatë, pra ‘dita’ e pushimit të Perëndisë, po vazhdonte ende kur u shkrua Zanafilla. A vazhdon ende dita e pushimit të Perëndisë? Nëse po, a mund të hyjmë ose të marrim pjesë në këtë pushim sot? Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë me rëndësi jetësore për ne.

  • Çfarë është pushimi i Perëndisë?
    Kulla e Rojës—2011 | 15 Korrik
    • 5. Cili ishte qëllimi i ditës së shtatë? Kur do të realizohet plotësisht ky qëllim?

      5 Që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet të kujtojmë qëllimin e ditës së shtatë. Zanafilla 2:3 e shpjegon se cili është: «Perëndia e bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtatë.» Jehovai «e shenjtëroi» ose e veçoi që të çonte deri në fund qëllimin e tij. Ky qëllim është që toka të banohet nga njerëz të bindur, të cilët do të kujdesen për të dhe për të gjitha krijesat në të. (Zan. 1:28) Pikërisht drejt realizimit të këtij qëllimi ‘kanë vazhduar të punojnë deri më tani’ Perëndia Jehova dhe Jezu Krishti, ‘Zotëria i sabatit’. (Mat. 12:8) Dita e pushimit të Perëndisë do të vazhdojë derisa qëllimi i tij të jetë realizuar plotësisht në fund të Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo