BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 160
  • Pse Jezui quhet Biri i Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse Jezui quhet Biri i Perëndisë?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • A jetoi në qiell Jezui para se të lindte në tokë?
  • Çfarë detyre kishte Jezui para se të vinte në tokë?
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Kush është Jezu Krishti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • A ishte Jezui vërtet Biri i Perëndisë?
    Zgjohuni!—2006
  • Kush është Jezu Krishti?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 160
Jezui teksa i lutet Atit të tij qiellor

Pse Jezui quhet Biri i Perëndisë?

Përgjigjja e Biblës

Në Bibël shpesh Jezui quhet «Biri i Perëndisë». (Gjoni 1:49) Shprehja «Biri i Perëndisë» tregon se Perëndia është Krijuesi ose Burimi i jetës, edhe i jetës së Jezuit. (Psalmi 36:9; Zbulesa 4:11) Bibla nuk mëson se Perëndia u bë Atë në kuptimin e mirëfilltë, njësoj siç riprodhohen njerëzit.

Në Bibël edhe engjëjt quhen «bijtë e Perëndisë së vërtetë». (Jobi 1:6) Dhe, për njeriun e parë, Adamin, në të thuhet se ishte «bir i Perëndisë». (Luka 3:38) Sidoqoftë, Jezui është ai që përshkruhet si Biri më i rëndësishëm i Perëndisë, meqë është krijimi i parë dhe i vetmi i krijuar drejtpërdrejt nga Perëndia.

  • A jetoi në qiell Jezui para se të lindte në tokë?

  • Çfarë detyre kishte Jezui para se të vinte në tokë?

A jetoi në qiell Jezui para se të lindte në tokë?

Po. Jezui, para se të lindte në tokë si njeri, ishte krijesë qiellore. Ai vetë e tha: «Zbrita nga qielli.»—Gjoni 6:38; 8:23.

Perëndia e krijoi Jezuin para se të krijonte çdo gjë tjetër. Për Jezuin, Bibla thotë:

  • «Ai është . . . i parëlinduri i gjithë krijimit.»—Kolosianëve 1:15.

  • Ai është «fillimi i krijimit të Perëndisë».—Zbulesa 3:14.

Një profeci në Bibël tregon se, në tokë, do të vinte dikush, ‘prejardhja e të cilit do të ishte që nga kohët e hershme, që nga ditët e kohëve të pacaktuara’. Kjo profeci u përmbush nga Jezui kur ai erdhi në tokë.—Mikea 5:2; Mateu 2:4-6.

Çfarë detyre kishte Jezui para se të vinte në tokë?

Kishte një post të rëndësishëm në qiell. Jezui iu referua këtij posti, kur u lut: «O Atë, jepmë lavdi, që . . . të kem atë lavdi që kisha pranë teje para se të ishte bota.»—Gjoni 17:5.

Ndihmoi Atin e tij që të krijonte gjithçka tjetër. Jezui punoi përkrah Perëndisë «si një kryemjeshtër». (Proverbat 8:30) Për të, Bibla thotë: «Me anë të tij u krijua gjithçka tjetër në qiej dhe në tokë.»—Kolosianëve 1:16.

Perëndia, nëpërmjet Jezuit, krijoi çdo gjë. Kjo nënkuptonte krijimin e të gjitha krijesave qiellore dhe universin. (Zbulesa 5:11) Në njëfarë mase, bashkëpunimi i Perëndisë me Jezuin ishte si bashkëpunimi i arkitektit me ndërtuesin. Arkitekti bën projektin, ndërtuesi e zbaton.

Shërbeu si Fjala. Kur Bibla flet për jetën paranjerëzore të Jezuit, i referohet atij si «Fjala». (Gjoni 1:1) Me sa duket, kjo do të thotë se Perëndia u ka përcjellë informacione dhe udhëzime krijesave të tjera qiellore me anë të Jezuit.

Duket se Jezui ka shërbyer si Zëdhënës i Perëndisë edhe për t’u dhënë informacione njerëzve. Ka shumë të ngjarë që, kur Perëndia u jepte udhëzime Adamit dhe Evës në kopshtin e Edenit, të ketë folur nëpërmjet Jezuit ose Fjalës. (Zanafilla 2:16, 17) Ka mundësi që engjëlli që i udhëhoqi izraelitët e lashtë në shkretëtirë dhe zërit të të cilit duhej t’u bindeshin pikë për pikë, të ishte Jezui.—Eksodi 23:20-23.a

a Fjala nuk është i vetmi engjëll me anë të cilit foli Perëndia. Për shembull, kur u dha izraelitëve të lashtë Ligjin, përdori bij të tjerë engjëllorë, dhe jo Birin e Parëlindur.—Veprat 7:53; Galatasve 3:19; Hebrenjve 2:2, 3.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo