BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Martesa
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • Martesa kishte si qëllim të formonte një lidhje të përhershme mes burrit e gruas, që të ndihmonin në mënyrë reciproke njëri-tjetrin. Duke jetuar së bashku teksa shfaqnin dashuri e besim të ndërsjellë, do të gëzonin lumturi të madhe. Jehovai e krijoi gruan si shoqe për burrin, duke përdorur si material bazë pikërisht një brinjë të burrit, e kështu, gruaja ishte e afërmja e gjakut më e ngushtë në tokë, vetë mishi i tij. (Zn 2:21) Sikurse nxori në pah Jezui, nuk ishte Adami, por Perëndia që tha: «Për këtë arsye, burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe të dy do të jenë një mish i vetëm.» Fjalët e këtij vargu tregojnë qartë se monogamia ishte norma fillestare për martesën në sytë e Perëndisë Jehova.​—Mt 19:4-6; Zn 2:24.

  • Brinjët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • Kur krijoi gruan, Perëndia nuk e bëri nga pluhuri i tokës, siç kishte bërë Adamin, domethënë nuk e bëri më vete dhe të ndryshme. Ai mori një brinjë nga burri dhe bëri me të gruan, Evën, një plotësim të përsosur për Adamin. (Zn 2:21, 22) Megjithatë, Adami mbeti një njeri i përsosur, tani i bashkuar me gruan e tij si ‘kockë e kockave të tij dhe mish i mishit të tij’. (Zn 2:23; Lp 32:4) Kjo ndërhyrje nuk i çrregulloi qelizat riprodhuese të Adamit sa të ndikonte te struktura kockore e fëmijëve të tij, meshkuj apo femra. Si mashkulli, edhe femra kanë 24 brinjë.

      Është interesante të përmendet se një brinjë që hiqet, rritet përsëri, ripërtërihet, nëse mbetet periosti (cipë fijore që mbështjell gjithë kockën). Tregimi nuk thotë nëse Perëndia Jehova ndoqi këtë procedurë apo jo. Megjithatë, si Krijuesi i njeriut, Perëndia e njihte mirë këtë veçanti të kockës së brinjëve.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo