BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Pse vazhdon të ketë ligësi?
    Kulla e Rojës—2007 | 15 Shtator
    • Bibla thotë se çfarë ndodhi. Duke përdorur një gjarpër, sikur ky gjoja fliste, Satana Djalli iu afrua Evës dhe i tha: «Vërtet ka thënë Perëndia që të mos hani nga çdo pemë e kopshtit?» Kur Eva i përsëriti urdhrin e Perëndisë, Satanai i tha: «Ju s’keni për të vdekur aspak. Por Perëndia e di se, po atë ditë që do të hani, sytë tuaj do të hapen e ju do të jeni si Perëndi, dhe do të njihni të mirën dhe të keqen.» Si pasojë, fryti i pemës iu duk kaq i dëshirueshëm Evës, saqë «ajo mori nga fryti i pemës dhe hëngri». Tregimi vazhdon më tej: «Më pas, kur ishin bashkë, i dha edhe burrit, e kështu hëngri edhe ai.» (Zanafilla 3:1-6) Pra, edhe Adami, edhe Eva e keqpërdorën vullnetin e tyre të lirë dhe mëkatuan duke mos iu bindur Perëndisë.

      A e kuptoni se sa serioze ishte ajo që ndodhi? Djalli kundërshtoi atë që Perëndia i kishte thënë Adamit. Fjalët e Satanait nënkuptonin se Adami dhe Eva nuk do të kishin nevojë për Jehovain për të vendosur se çfarë ishte mirë dhe e keqe për ta. Prandaj, sfida që bëri Satanai vuri në dyshim nëse ishte e drejtë dhe e ligjshme që Jehovai të sundonte mbi njeriun. Kështu, çështja më e rëndësishme që ngriti Satanai ishte: a është i ligjshëm sovraniteti i Jehovait, domethënë, a ka të drejtë Jehovai të sundojë mbi njerëzimin. Si iu përgjigj Perëndia i vërtetë kësaj sfide?

  • Pse vazhdon të ketë ligësi?
    Kulla e Rojës—2007 | 15 Shtator
    • Kanë kaluar rreth 6.000 vjet që kur Satanai vuri në dyshim të drejtën e Perëndisë për të sunduar. Çfarë ka treguar historia? Të shqyrtojmë dy aspekte të akuzës që bëri Satanai kundër Perëndisë. Pa iu dridhur qerpiku, Satanai i tha Evës: «Ju s’keni për të vdekur aspak.» (Zanafilla 3:4) Duke thënë se Adami dhe Eva nuk do të vdisnin po të hanin nga fryti i ndaluar, në të vërtetë Satanai po e quante Jehovain gënjeshtar. Vërtet një akuzë e rëndë! Në qoftë se Perëndia nuk kishte thënë të vërtetën për këtë rast, si mund t’i besohej për gjithçka tjetër? Por, çfarë ka treguar koha?

      Adami dhe Eva patën si pasojë sëmundjet, dhembjet, plakjen dhe së fundi vdekjen. «Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet, dhe pastaj vdiq»,—thotë Bibla. (Zanafilla 3:19; 5:5) Dhe nga Adami kjo trashëgimi e keqe i ka kaluar të gjithë njerëzimit. (Romakëve 5:12) Koha ka treguar se Satanai është «gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës» dhe se Jehovai është «Perëndi i së vërtetës».​—Gjoni 8:44; Psalmi 31:5.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo