BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jehovai është «zbulues i të fshehtave»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Qershor
    • 4. Nga cilët përbëhet fara e gruas? Çfarë do të bëjë së shpejti kjo farë?

      4 Shumë shpejt pas rebelimit në Eden, Jehovai bëri një premtim sipas të cilit nga ‘një grua’ do të vinte ‘një farë’.a (Lexo Zanafillën 3:15.) Në fund, kjo farë do t’ia shtypte kokën gjarprit, Satanait. Më vonë Jehovai zbuloi se fara do të vinte nga Abrahami, do t’i përkiste kombit të Izraelit, do të ishte nga fisi i Judës dhe do të ishte pasardhës i mbretit David. (Zan. 22:15-18; 49:10; Psal. 89:3, 4; Luka 1:30-33) Pjesa kryesore e kësaj fare ishte Krishti Jezu. (Gal. 3:16) Pjesa dytësore e farës përbëhet nga pjesëtarët e mirosur nga fryma të kongregacionit të krishterë. (Gal. 3:26-29) Jezui dhe këta të mirosur formojnë së bashku Mbretërinë e Perëndisë, mjetin me anë të të cilit Perëndia do të dërrmojë Satanain.​—Luka 12:32; Rom. 16:20.

      5, 6. (a) Sa fuqi të mëdha identifikojnë Danieli dhe Gjoni? (b) Çfarë përfaqësojnë kokat e bishës së Zbulesës 13:1?

      5 Profecia e parë që u dha në Eden thoshte se edhe nga Satanai do të vinte një ‘farë’. Fara e tij do të shfaqte armiqësi ose urrejtje për farën e gruas. Cilët përbëjnë farën e gjarprit? Të gjithë ata që imitojnë urrejtjen e Satanait për Perëndinë dhe i kundërvihen popullit të Tij. Përveç organizatave fetare dhe ushtarake, Satanai e ka organizuar farën e tij edhe në qeveri të shumta ose mbretëri. (Luka 4:5, 6) Sidoqoftë, relativisht pak mbretëri njerëzore kanë ushtruar ndikim të rëndësishëm te populli i Perëndisë, qoftë te kombi i Izraelit, qoftë te kongregacioni i të krishterëve të mirosur. Pse është domethënës ky fakt? Sepse shpjegon përse vegimet e Danielit e të Gjonit përshkruajnë vetëm tetë fuqi të tilla të mëdha.

  • Jehovai është «zbulues i të fshehtave»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Qershor
    • 7. Çfarë përfaqëson koka e parë dhe pse?

      7 Koka e parë e bishës përfaqëson Egjiptin. Pse? Sepse Egjipti ishte fuqia e parë e madhe që shfaqi armiqësi kundër popullit të Perëndisë. Pasardhësit e Abrahamit​—nëpërmjet të cilit do të vinte fara e premtuar e gruas—​u bënë të shumtë në Egjipt. Pastaj Egjipti e shtypi Izraelin. Satanai u orvat ta shfaroste popullin e Perëndisë para se të vinte fara. Si? Duke e shtyrë faraonin të ekzekutonte tërë fëmijët meshkuj të Izraelit. Jehovai bëri që të dështonte kjo orvatje dhe e çliroi popullin e tij nga skllavëria e Egjiptit. (Dal. 1:15-20; 14:13) Më vonë, i vendosi izraelitët në Tokën e Premtuar.

      8. Cili është identiteti i kokës së dytë? Çfarë u përpoq të bënte ajo?

      8 Koka e dytë e bishës përfaqëson Asirinë. Edhe kjo mbretëri e fuqishme u përpoq të zhdukte popullin e Perëndisë. Vërtet Jehovai e përdori Asirinë si mjet që të ndëshkonte mbretërinë dhjetëfisëshe për idhujtarinë dhe rebelimin e saj. Megjithatë, më pas Asiria sulmoi Jerusalemin. Satanai mund të ketë pasur si synim të shfaroste linjën mbretërore nga e cila në fund do të vinte Jezui. Ky sulm nuk bënte pjesë në qëllimin e Jehovait, prandaj ai e çliroi popullin e tij besnik me anë të një mrekullie duke i shkatërruar pushtuesit.​—2 Mbret. 19:32-35; Isa. 10:5, 6, 12-15.

  • Jehovai është «zbulues i të fshehtave»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Qershor
    • 13 Jehovai përdori Perandorinë Medo-Perse që të përmbushte profecinë duke përmbysur Babiloninë dhe duke i rikthyer izraelitët në atdhe. (2 Kron. 36:22, 23) Sidoqoftë, po kjo fuqi, më vonë për pak sa nuk e shfarosi popullin e Perëndisë. Në librin biblik të Esterës është regjistruar një komplot që thuri kryeministri i Persisë, i quajtur Haman. Ai i organizoi gjërat për të shfarosur të gjithë judenjtë që jetonin në Perandorinë e paanë Perse dhe caktoi një datë specifike kur të kryhej ky genocid. Vetëm falë ndërhyrjes së Jehovait, populli i Tij shpëtoi edhe një herë nga armiqësia e farës së Satanait. (Est. 1:1-3; 3:8, 9; 8:3, 9-14) Pra, me të drejtë Medo-Persia është përshkruar si koka e katërt e bishës së Zbulesës.

  • Jehovai është «zbulues i të fshehtave»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Qershor
    • 16. Çfarë bëri Antioku IV?

      16 Pasi mundi Persinë, Greqia sundoi mbi vendin e popullit të Perëndisë. Në atë kohë, judenjtë ishin rivendosur në Tokën e Premtuar dhe kishin rindërtuar tempullin e Jerusalemit. Ishin ende populli i zgjedhur i Perëndisë dhe tempulli i rindërtuar ishte ende qendra e adhurimit të vërtetë. Megjithatë, në shekullin e dytë p.e.s., Greqia, koka e pestë e bishës së Zbulesës 13:1, sulmoi popullin e Perëndisë. Antioku IV, një nga trashëgimtarët e perandorisë së ndarë të Aleksandrit, vendosi një altar pagan në tempullin e Jerusalemit dhe e shpalli praktikimin e fesë judaike si krim që dënohej me vdekje. Ç’akt urrejtjeje nga ana e farës së Satanait! Por, shpejt dikush tjetër do t’ia zinte vendin Greqisë si fuqi botërore. Cila do të ishte koka e gjashtë e bishës së Zbulesës 13:1?

  • Jehovai është «zbulues i të fshehtave»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Qershor
    • 17. Ç’rol kyç luajti koka e gjashtë në përmbushjen e Zanafillës 3:15?

      17 Roma ishte fuqia mbizotëruese kur Gjoni mori vegimin e bishës. (Zbul. 17:10) Koka e gjashtë luajti një rol kyç në përmbushjen e profecisë së shkruar te Zanafilla 3:15. Satanai përdori autoritetet romake për ta plagosur farën «në thembër». Në ç’mënyrë? Ata e gjykuan Jezuin në bazë të akuzës së rreme për kryengritje dhe urdhëruan ta ekzekutonin. (Mat. 27:26) Por shpejt kjo plagë u shërua, sepse Jehovai e ringjalli Jezuin.

      18. (a) Cilin komb të ri zgjodhi Jehovai dhe pse? (b) Si vazhdoi të shfaqte fara e gjarprit armiqësi kundër farës së gruas?

      18 Udhëheqësit fetarë të Izraelit thurën një komplot me Romën kundër Jezuit dhe shumica e kombit e hodhi poshtë Jezuin. Prandaj, Jehovai e braktisi Izraelin natyror duke mos e konsideruar më si popullin e tij. (Mat. 23:38; Vep. 2:22, 23) Ai zgjodhi një komb të ri, «Izraelin e Perëndisë». (Gal. 3:26-29; 6:16) Ky komb ishte kongregacioni i të krishterëve të mirosur që përbëhej nga judenj dhe jojudenj. (Efes. 2:11-18) Pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezuit, fara e gjarprit vazhdoi të shfaqte armiqësi kundër farës së gruas. Më shumë se një herë, Roma u përpoq të zhdukte kongregacionin e krishterë, pjesën dytësore të farës.c

  • Jehovai është «zbulues i të fshehtave»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Qershor
    • a Kjo grua përfaqëson organizatën e Jehovait dhe përbëhet nga krijesa frymore në qiell.​—Isa. 54:1; Gal. 4:26; Zbul. 12:1, 2.

  • Jehovai është «zbulues i të fshehtave»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Qershor
    • c Megjithëse Roma e shkatërroi Jerusalemin në vitin 70 të e.s., ky agresion nuk bënte pjesë në përmbushjen e Zanafillës 3:15. Në atë kohë, Izraeli natyror nuk ishte më kombi i zgjedhur i Perëndisë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo