BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Edhe pse vdiq, ai ende flet»
    Imitoni besimin e tyre
    • 8 Nëse po, e kishte shumë gabim. Gjithashtu, në qoftë se ajo bashkë me Adamin i kanë ushqyer Kainit ide të tilla teksa rritej, sigurisht që nuk kanë ndikuar aspak mirë te krenaria e tij e papërsosur. Me kalimin e kohës, Eva lindi djalin e dytë, por për të nuk i lexojmë këto deklarata pompoze. Atë e quajtën Abel, që mund të ketë kuptimin «avull» ose «kotësi». (Zan. 4:2) A pasqyronte zgjedhja e këtij emri më pak pretendime, sikur të kishin më shumë shpresa te Kaini se tek Abeli? Nuk e dimë me saktësi.

  • «Edhe pse vdiq, ai ende flet»
    Imitoni besimin e tyre
    • 10, 11. Me çfarë pune u morën Kaini dhe Abeli? Cilën cilësi zhvilloi Abeli?

      10 Ndërsa dy djemtë rriteshin, ka të ngjarë që Adami t’i ketë stërvitur për punë, që të plotësonin nevojat e familjes. Kaini u mor me bujqësi, kurse Abeli me blegtori.

  • «Edhe pse vdiq, ai ende flet»
    Imitoni besimin e tyre
    • 13 Me siguri Abeli kalonte kohë duke menduar për Jehovain. Imagjinoje teksa kujdesej për kopenë. Jeta e një bariu kërkonte të ecje goxha. Ai i drejtonte krijesat e buta mbi kodra, nëpër lugina, përmes lumenjve—gjithnjë kërkonte barin më të gjelbër, vendet më të mira me ujë, strehët më të përshtatshme për të pushuar. Nga të gjitha krijesat e Perëndisë, delet dukeshin më të brishtat, sikur të ishin krijuar që t’i varnin shpresat te njeriu për udhëheqje e mbrojtje. Po Abeli, a e kuptonte se edhe ai kishte nevojë për udhëheqje, mbrojtje e kujdes nga Dikush shumë më i mençur e më i fuqishëm se çdo njeri? Pa dyshim që shumë mendime të tilla i shprehte në lutje, dhe rrjedhimisht, besimi vazhdonte t’i rritej.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo