-
Një dokumentacion i lashtë krijimi: A mund t’i besoni?A ka një Krijues që interesohet për ju?
-
-
«Dita» e dytë dhe e tretë
Para se të bënte që të shfaqej toka e thatë në «ditën» e tretë të krijimit, Krijuesi ngjiti lart një masë ujërash. Si rezultat, toka u rrethua nga një shtresë avujsh uji.c Dokumentacioni i lashtë nuk i përshkruan, e nuk ka nevojë t’i përshkruajë, mekanizmat që janë përdorur. Në vend të kësaj, Bibla përqendrohet në hapësirën mes ujërave të sipërme dhe atyre në sipërfaqe. Ajo e quan këtë hapësirë qiej. Edhe sot njerëzit e përdorin këtë term për atmosferën ku fluturojnë zogjtë dhe aeroplanët. Me kalimin e kohës, Perëndia i mbushi këta qiej atmosferikë me një përzierje gazesh, të domosdoshme për jetën.
-
-
Një dokumentacion i lashtë krijimi: A mund t’i besoni?A ka një Krijues që interesohet për ju?
-
-
c Krijuesi mund të ketë përdorur procese natyrore për t’i ngjitur këto ujëra dhe për t’i mbajtur ato pezull. Këto ujëra ranë në tokë në ditët e Noes. (Zanafilla 1:6-8; 2. Pjetrit 2:5; 3:5, 6) Kjo ngjarje historike la një gjurmë të pashlyeshme te të mbijetuarit njerëzorë dhe pasardhësit e tyre, siç e verifikojnë antropologët. Ne e gjejmë këtë ngjarje të paraqitur në tregimet mbi Përmbytjen, të ruajtura nga popujt në mbarë botën.
-