BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ne do të ecim në emër të Jehovait, Perëndisë tonë
    Kulla e Rojës—2005 | 1 Shtator
    • Ne do të ecim në emër të Jehovait, Perëndisë tonë

      «Ne do të ecim në emër të Jehovait, Perëndisë tonë, në jetë të jetëve, po, përgjithmonë.»​—MIKEA 4:5, BR.

      1. Cila ishte gjendja morale në ditët e Noesë, por si ndryshonte Noeja nga gjithë të tjerët?

      NJERIU i parë që përmendet në Bibël, i cili eci me Perëndinë, ishte Enoku. I dyti ishte Noeja. Bibla thotë: «Noeja ishte njeri i drejtë. Ai ishte i patëmetë mes bashkëkohësve të tij. Noeja eci me Perëndinë e vërtetë.» (Zanafilla 6:9, BR) Në kohën e Noesë, njerëzimi në përgjithësi ishte larguar nga adhurimi i pastër. Gjendja ishte keqësuar më tej nga engjëjt jobesnikë. Nga marrëdhëniet e panatyrshme që patën me gratë, erdhën në jetë pasardhës të quajtur nefilimë, «heronjtë» ose «njerëzit e famshëm» të atyre kohëve. S’është çudi që toka u mbush plot me dhunë! (Zanafilla 6:2, 4, 11) Gjithsesi, Noeja qëndroi i patëmetë dhe ishte ‘predikues i drejtësisë’. (2 Pjetrit 2:5) Kur Perëndia e urdhëroi të ndërtonte një arkë që të shpëtonte jetën, Noeja iu bind dhe «bëri pikërisht të gjitha ato që Perëndia i kishte urdhëruar». (Zanafilla 6:22) Po, Noeja eci me Perëndinë.

      2, 3. Cilin shembull të shkëlqyer siguron Noeja për ne sot?

      2 Pavli e përfshiu Noenë në listën e dëshmitarëve që treguan besim, dhe shkroi: «Me anë të besimit, Noeja, pasi u paralajmërua hyjnisht për gjëra që ende nuk shiheshin, tregoi frikë Perëndie dhe ndërtoi një arkë për shpëtimin e shtëpisë së tij; dhe nëpërmjet këtij besimi dënoi botën dhe u bë trashëgimtar i drejtësisë që është sipas besimit.» (Hebrenjve 11:7) Sa shembull i mrekullueshëm! Duke qenë i sigurt se fjalët e Jehovait do të vërtetoheshin, Noeja harxhoi kohë, energji dhe të ardhura, për të përmbushur urdhrat e Perëndisë. Në mënyrë të ngjashme, shumë veta sot refuzojnë mundësitë që u jep kjo botë për të bërë karrierë dhe e harxhojnë kohën, energjitë dhe të ardhurat e tyre për t’iu bindur urdhrave të Jehovait. Besimi i tyre është i jashtëzakonshëm dhe do t’i shpëtojë ata vetë dhe të tjerët.​—Luka 16:9; 1 Timoteut 4:16.

      3 Për Noenë dhe familjen e tij duhet të ketë qenë e vështirë të tregonin besim, po aq e vështirë sa ishte edhe për Enokun, stërgjyshin e Noesë, për të cilin u fol në artikullin e mëparshëm. Në kohët e Noesë, si edhe në kohët e Enokut, adhuruesit e vërtetë ishin të paktë në numër. Vetëm tetë veta qëndruan besnikë dhe mbijetuan nga Përmbytja. Noeja e predikoi drejtësinë në një botë të dhunshme e imorale. Për më tepër, ai dhe familja e tij po ndërtonin një arkë kolosale prej druri, në përgatitje të përmbytjes globale, edhe pse askush nuk kishte parë më përpara një përmbytje të tillë. Kjo punë duhet t’u jetë dukur shumë e çuditshme atyre që i shikonin.

      4. Cilin gabim të bashkëkohësve të Noesë theksoi Jezui?

      4 Duhet theksuar se, kur përmendi ditët e Noesë, Jezui nuk foli për dhunën, fenë e rreme ose imoralitetin, sado që këto ishin shumë të rënda. Gabimi që theksoi Jezui ishte se njerëzit nuk donin t’i kushtonin vëmendje paralajmërimit që po u jepej. Ai tha se ata «hanin e pinin, burrat martoheshin e gratë jepeshin në martesë, deri ditën që Noeja hyri në arkë». E ç’të keqe kishte të hanin, të pinin e të martoheshin? Ata thjesht po bënin një jetë ‘normale’. Po, por shumë shpejt do të vinte një përmbytje dhe Noeja po predikonte drejtësinë. Fjalët dhe sjellja e tij duhej të kishin qenë një paralajmërim për ta. Gjithsesi, «nuk kushtuan vëmendje derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu tej të gjithë».​—Mateu 24:38, 39.

      5. Cilat cilësi duhej të kishin Noeja dhe familja e tij?

      5 Kur mendojmë për atë kohë, e kuptojmë sa e mençur ishte rruga që ndoqi Noeja. Veçse, në ato ditë para Përmbytjes, duhej guxim për të qenë ndryshe nga gjithë të tjerët. Noeja dhe familja e tij duhej të kishin besim të fortë që të ndërtonin arkën kolosale dhe ta mbushnin me çifte kafshësh të ndryshme. A do të ketë pasur çaste kur ndonjëri nga ata besnikë mund të kishte dëshiruar të binte më pak në sy dhe të bënte një jetë ‘normale’? Edhe sikur këto mendime t’u kenë kaluar nëpër mend, nuk u lëkundën nga integriteti i tyre. Pas shumë vitesh​—shumë më tepër nga sa do të na duhet të durojmë ne në këtë sistem​—besimi i Noesë i dha mundësi të shpëtonte në Përmbytjen që erdhi. Megjithatë, Jehovai e ekzekutoi gjykimin mbi të gjithë ata që po bënin një jetë ‘normale’ dhe nuk po i kushtonin vëmendje domethënies së kohëve në të cilat jetonin.

  • Ne do të ecim në emër të Jehovait, Perëndisë tonë
    Kulla e Rojës—2005 | 1 Shtator
    • Ne u kushtojmë vëmendje paralajmërimeve të Jehovait

      9. Si është bota e sotme, në krahasim me botën që ekzistonte para Përmbytjes?

      9 Në ditët e Noesë, Jehovai e shkatërroi njerëzimin për shkak të dhunës së jashtëzakonshme të njerëzve të ligj, të drejtuar nga nefilimët. Po sot? Mos vallë, toka është më pak e dhunshme se atëherë? Absolutisht jo! Për më tepër, edhe sot, ashtu si në ditët e Noesë, njerëzit vazhdojnë me punët e tyre dhe përpiqen të bëjnë një jetë ‘normale’, por nuk duan t’ia vënë veshin paralajmërimeve që po jepen. (Luka 17:26, 27) Atëherë, a ka ndonjë arsye për të dyshuar se Jehovai do ta shkatërrojë përsëri njerëzimin? Jo.

      10. (a) Cili paralajmërim jepet vazhdimisht në profecitë biblike? (b) Cili është i vetmi drejtim i mençur sot?

      10 Qindra vjet para Përmbytjes, Enoku paratha shkatërrimin që do të ndodhë në ditët tona. (Juda 14, 15) Edhe Jezui foli për ‘shtrëngimin e madh’ që do të vijë. (Mateu 24:21) Profetë të tjerë, po ashtu, paralajmëruan për këtë kohë. (Ezekieli 38:18-23; Danieli 12:1; Joeli 2:31, 32) Në librin e Zbulesës lexojmë një përshkrim të gjallë të këtij shkatërrimi përfundimtar. (Zbulesa 19:11-21) Si individë, ne imitojmë Noenë dhe jemi aktivë si predikues të drejtësisë. U kushtojmë vëmendje paralajmërimeve të Jehovait dhe i ndihmojmë me dashuri njerëzit e tjerë që të veprojnë po njësoj. Prandaj, ashtu si Noeja, edhe ne ecim me Perëndinë. Është vërtet thelbësore që njerëzit të cilët dëshirojnë jetën, të vazhdojnë të ecin me Perëndinë. Por, si mund të ecim me Perëndinë, me gjithë këto presione që hasim përditë? Duhet të zhvillojmë besim të fortë në përmbushjen e qëllimit të Perëndisë.​—Hebrenjve 11:6.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo