EL-PARANI
[pema e madhe e Paranit].
Me sa duket, pika më jugore ku arritën Kedorlaomeri dhe aleatët e tij gjatë pushtimit të Kanaanit. (Zn 14:5, 6) Meqë thuhet se ishte «në shkretëtirë» ose «pranë shkretëtirës» (Dio), ka të ngjarë të ndodhej në kufirin lindor të ‘shkretëtirës së Paranit’. (Zn 21:21) Sipas disa studiuesve, El-Paran ishte një emër i lashtë i Elathit.