AMONI
1. [Populli.] Biri i Lotit dhe i vajzës së tij të vogël; paraardhësi i amonitëve. (Zn 19:38) Teksa banonin në një shpellë në rajonin malor, edhe vajza e madhe e Lotit, edhe vajza e vogël kryen marrëdhënie me të atin pasi i dhanë të pinte shumë verë. (Zn 19:30-36) Emri që i vuri e ëma Amonit ishte Ben-Ami, që do të thotë «bir i popullit tim [domethënë, i të afërmve të mi]» dhe jo bir i të huajve, siç ishin banorët e Sodomës. Me sa duket, ai emër kishte lidhje me merakun e vajzës së madhe të Lotit se në vendin ku banonin s’kishte asnjë nga populli a nga farefisi i tyre që të martohej me të dhe të motrën.
Te Psalmi 83:7, fjala «Amoni» nënkupton kombin e formuar nga pasardhësit e tij. Shprehja ‘bijtë e Amonit’ duhet t’u kujtonte izraelitëve lidhjen që kishin me amonitët, një lidhje që e mbajti parasysh edhe Jehovai. Kjo u duk qartë kur i udhëzoi izraelitët të mos i ngacmonin bijtë e Amonit dhe të mos ngatërroheshin me ta, pasi ishin bij të Lotit, nipit të Abrahamit.—Lp 2:19; shih AMONITËT.
2. [Zë ende i papërkthyer]
3. [Zë ende i papërkthyer]
4. [Zë ende i papërkthyer]
5. [Zë ende i papërkthyer]