-
AgaraGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Agara u end nëpër shkretëtirën e Beer-Shebës. «Më në fund, uji . . . mbaroi dhe ajo e hodhi fëmijën nën një kaçubë.» Quajtja e Ismaelit ‘fëmijë’ nuk është anakronizëm, pasi fjala hebraike jéledh që këtu përkthehet ‘fëmijë’ do të thotë edhe ‘djalë i ri’, dhe është përkthyer kështu te Zanafilla 4:23. Fakti që Agara e hodhi nën një kaçubë tregon se, megjithëse ishte parathënë që Ismaeli do të ishte «si një zebër», ai mund të mos ketë qenë mjaft i fortë gjatë adoleshencës. (Zn 16:12) Ndoshta atij mund t’i kenë shterur fuqitë të parit dhe së ëmës i duhej ta mbante. Kjo nuk është një gjë e pakonceptueshme, pasi gratë e asaj kohe, sidomos skllavet, ishin mësuar të mbanin pesha të rënda përditë. Me sa duket s’kaloi shumë dhe fuqitë iu shterën edhe Agarës, aq sa s’mund ta mbante më Ismaelin. Kështu e lëshoi, ndoshta disi me vrazhdësi, në vendin e parë me hije që i doli përpara, në një kaçubë. Ajo vetë u ul larg të birit «pak a shumë sa larg mund të qëllohet një shigjetë me hark» (një shprehje e zakonshme në hebraisht që tregonte distancën në të cilën harkëtarët vinin zakonisht shënjestrën).—Zn 21:14-16.
-
-
IsmaeliGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Me sa duket, Agara humbi rrugën në shkretëtirën e Beer-Shebës. Kështu, kur i mbaroi uji dhe Ismaelin e lanë fuqitë, «ajo e hodhi fëmijën nën një kaçubë». (Zn 21:14, 15) Shprehja «e hodhi fëmijën» nuk do të thotë se Ismaeli ishte një foshnjë që mbahej në krahë. Fjala hebraike jéledh (fëmijë) nuk nënkupton medoemos një foshnjë, por shpesh përdoret për një adoleshent ose djalë të ri. Për shembull, për të riun Jozef (që në atë kohë ishte 17 vjeç) thuhet se u shit si skllav megjithëse Rubeni kundërshtonte: «Mos mëkatoni kundër djalit [vaijéledh].» Gjithashtu, Lameku foli për «një djalë të ri [jéledh]» që e kishte plagosur.—Zn 42:22; 4:23; shih edhe 2Kr 10:8.
Fakti që Agara «e hodhi» fëmijën, nuk do të thotë se ajo po e mbante në krahë ose në shpinë, përkundrazi, po e mbante të birin e lodhur që të mos binte. Siç duket, ajo e la menjëherë, siç bënë ata që i çuan Jezuit të çalë e të gjymtuar dhe «pothuajse ia hodhën ndër këmbë».—Mt 15:30.
-