-
Ku po i mban sytë?Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Korrik
-
-
5-7. Cili problem lindi pak pasi izraelitët dolën nga Egjipti? Si veproi Moisiu në atë situatë?
5 Pa kaluar as dy muaj pasi izraelitët dolën nga Egjipti—kur s’kishin arritur ende në malin Sinai—lindi një problem serioz. Populli zuri të ankohej se s’kishin ujë. Ata nisën të murmuritnin kundër Moisiut, dhe situata u bë aq e rëndë sa Moisiu i thirri Jehovait: «Ç’të bëj me këtë popull? Edhe pak dhe do të më vrasin me gurë!» (Dal. 17:4) Jehovai u përgjigj duke i dhënë Moisiut udhëzime të qarta. Ai duhej të merrte shkopin e tij, të godiste me të shkëmbin në Horeb, dhe pastaj nga shkëmbi do të vërshonte ujë. Shkrimet thonë: «Moisiu bëri kështu në sy të pleqve të Izraelit.» Izraelitët pinë sa u ngopën, dhe problemi u zgjidh.—Dal. 17:5, 6.
-
-
Ku po i mban sytë?Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Korrik
-
-
11. Pse Moisiu mund t’ia ketë ulur vlerën mrekullisë që bëri Jehovai duke e goditur shkëmbin?
11 Ka edhe një arsye tjetër të mundshme. Formacionet shkëmbore përqark vendit ku ndodhej Meriba e parë janë granit i fortë. Sado fort ta godasë dikush granitin, asnjeri nuk pret të dalë ujë prej tij. Por formacionet shkëmbore përqark Meribës së dytë janë shumë të ndryshme dhe përbëhen kryesisht nga gur gëlqeror, që është më i butë. Ngaqë guri gëlqeror është poroz, shpesh në këto zona ka rezervuarë uji nën tokë që mund të shfrytëzohen për t’u furnizuar me ujë. Mos ndoshta kur e goditi dy herë atë shkëmb poroz, Moisiu i hapi rrugë akuzës se uji doli falë shkaqeve natyrore, jo falë Jehovait? A ia uli vlerën asaj mrekullie Moisiu duke e goditur shkëmbin në vend që t’i fliste?b Nuk mund ta dimë me siguri.
-