JESHURUN
[i drejtë].
Titull nderi për Izraelin. Në Septuagintën greke, «Jeshurun» përdoret si fjalë e përzemërt dhe përkthehet «i dashur». Epiteti «Jeshurun» duhej t’i kujtonte Izraelit se ishte zgjedhur si populli me të cilin Jehovai kishte bërë një besëlidhje, ndaj kishte detyrimin të mbetej i drejtë. (Lp 33:5, 26; Is 44:2) Te Ligji i përtërirë 32:15, emri Jeshurun përdoret me ironi. Izraeli nuk jetoi në lartësinë e emrit Jeshurun, por u bë kryeneç, e harroi Bërësin e vet dhe e përbuzi Shpëtimtarin.