ETERI
Qytet në Shefelah, në territorin e Judës, por që iu caktua Simeonit. (Js 15:33, 42; 19:1-9) Sot në përgjithësi e lidhin me Kirbet-el-ʽAterin (Tel-ʽEterin), rreth 1,5 km në veriperëndim të Beit-Jibrinit (Eleutheropolit; Bet-Guvrinit). Josiu 19:7 ngjan shumë me 1 Kronikave 4:32, ku Eteri me sa duket quhet Token.
Sipas disa veprave të referimit, kishte dy qytete të quajtura Eter: ai te Josiu 15:42, që ndodhej mes Libnahut dhe Mareshahut (në Kirbet-el-ʽAter, i përmendur më sipër), dhe ai te Josiu 19:7, që ndodhej afër Ziklagut në jug. Ndonëse qytetet e tjera të renditura te Josiu 19:7 janë të gjitha në jug dhe shumë nga ato të Josiut 15:42 janë më në veri, vlen të përmendet se në të dyja shkrimet del qyteti i Ashanit, ndaj vështirë ta thuash prerë se ka një dallim mes tyre.