HERESI
[diell].
1. Mal (heb., har) ku vazhduan të banonin amoritët edhe pasi Izraeli pushtoi Kanaanin. Përmendet në lidhje me territorin e fisit të Danit. (Gjy 1:34, 35) Shumica e studiuesve mendojnë se bëhet fjalë për Ir-Shemeshin (që me sa duket është Beth-Shemeshi në kufirin mes Judës dhe Danit) e renditur te Josiu 19:41.—Shih BETH-SHEMESHI nr. 1.
2. Kur u kthye nga lufta me midianitët, Gideoni mori «të përpjetën që shkonte në Heres». Ky vend nuk përmendet askund tjetër veç referimit biblik te Gjykatësit 8:13. Prandaj, disa studiues hedhin idenë se teksti origjinal hebraik thoshte «para se të ngrihej dielli [haħéres]» ose «nga lartësitë e maleve», në vend se «të përpjetën që shkonte në Heres».