PEMA E MADHE E MEONENIMIT
[magjistarët].
Pemë prej nga dukej Sikemi. Aty kaloi një grup burrash të mbretit Abimelek para se të luftonin me pronarët e tokave të qytetit. (Gjy 9:34-37) Shprehja ‘pema e madhe e Meonenimit’ përkthehet nga fjalët hebraike ʼelóhn meʽohnením. Fjala ʼelóhn tregon pemët e mëdha në përgjithësi dhe meʽohnením është një pjesore që do të thotë «magjistarët». (Shih Lp 18:14.) Ndoshta pema mund të jetë quajtur kështu sepse aty kananitët ose izraelitët apostatë merreshin me magji. Gjithashtu, disa studiues e lidhin ‘pemën e madhe të Meonenimit’ me ‘pemët e mëdha të Morehut’ për të cilat po ashtu thuhet se janë afër Sikemit.—Krahaso Zn 12:6; 35:4; Gjy 9:6.