BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ajo veproi me maturi
    Imitoni besimin e tyre
    • Abigaila e bukur

      KAPITULLI NËNTË

      Ajo veproi me maturi

      1-3. (a) Pse i kanosej një rrezik shtëpisë së Abigailës? (b) Çfarë do të mësojmë për këtë grua të rrallë?

      ABIGAILA e pa panikun në sytë e djaloshit. Ai ishte i tmerruar, e me të drejtë. U kanosej një rrezik i madh. Tamam në ato çaste, rreth 400 luftëtarë ishin rrugës për atje, të vendosur që të vritnin çdo mashkull në shtëpinë e Nabalit, burrit të saj. Pse?

      2 Gjithçka e kishte nisur Nabali. Si gjithnjë ishte treguar i pashpirt dhe arrogant. Por kësaj radhe kishte fyer njeriun e gabuar, komandantin e një grupi luftëtarësh mjaft të zotë që e donin dhe i qëndronin besnikë. Kështu, një nga shërbëtorët e Nabalit, mbase një bari, erdhi te Abigaila me shpresë që ajo të sajonte diçka për t’u shpëtuar kokën. Por, ç’mund të bënte një grua përballë një ushtrie?

      Ç’mund të bënte një grua përballë një ushtrie?

  • Ajo veproi me maturi
    Imitoni besimin e tyre
    • «Ai iu hakërrua atyre»

      8. Kë kishte fyer Nabali, dhe pse ky ishte një gabim trashanik?

      8 Tani Nabali e fut Abigailën në një situatë të vështirë që ajo s’e kishte hasur kurrë më parë. Njeriu që ai kishte fyer ishte vetë Davidi. Ky ishte shërbëtori besnik i Jehovait, të cilin profeti Samuel e kishte mirosur, duke treguar kështu se Perëndia kishte zgjedhur Davidin për ta zëvendësuar Saulin si mbret. (1 Sam. 16:1, 2, 11-13) Për shkak të Saulit, mbretit vrasës e xheloz, Davidi kishte marrë arratinë dhe jetonte në shkretëtirë bashkë me 600 luftëtarët e tij besnikë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo