BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ajo ia hapi zemrën Perëndisë në lutje
    Imitoni besimin e tyre
    • 15, 16. (a) Si u ndje Hana pasi ia hapi zemrën Jehovait dhe e adhuroi në tabernakull? (b) Si mund ta imitojmë shembullin e Hanës kur luftojmë me ndjenja negative?

      15 Si ndikoi te Hana fakti që ia hapi zemrën Jehovait dhe e adhuroi në tabernakullin e tij? Tregimi vazhdon: «Pastaj iku në udhën e vet, hëngri dhe fytyra e saj nuk dukej më e merakosur.» (1 Sam. 1:18) Te përkthimi Diodati i Ri ky varg thotë: «Pamja e saj nuk ishte më e trishtuar.» Hana u ndie e lehtësuar. Në njëfarë kuptimi, e kishte hedhur barrën e saj emocionale mbi shpatullat e Atit qiellor, shumë më të gjera e më të fuqishme se të sajat. (Lexo Psalmin 55:22.) A ka ndonjë problem tepër të rëndë për Perëndinë? Jo, as atëherë, as sot, as kurrë!

      16 Kur ndihemi tepër të ngarkuar, të pafuqishëm ose të pushtuar nga trishtimi, bëjmë mirë të ndjekim shembullin e Hanës e t’i flasim hapur Atij që Bibla e quan «Dëgjues i lutjes». (Psal. 65:2) Nëse veprojmë kështu me besim, edhe ne mund të shohim se trishtimi zëvendësohet nga «paqja e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim».​—Filip. 4:6, 7.

  • Ajo ia hapi zemrën Perëndisë në lutje
    Imitoni besimin e tyre
    • 18 Por, kur e kuptoi Penina se nuk mund ta mërziste më Hanën? Tregimi nuk na e thotë, por shprehja «nuk dukej më e merakosur» na sugjeron se, që nga ai moment, Hana ishte e qetë shpirtërisht. Sidoqoftë, shpejt Penina e kuptoi se përbuzja e saj nuk kishte më efekt. Bibla nuk e përmend më emrin e saj.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo