BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ajo ia hapi zemrën Perëndisë në lutje
    Kulla e Rojës—2010 | 1 Korrik
    • HANA u angazhua plotësisht në përgatitjet e udhëtimit që ta largonte mendjen nga problemet e saj. Duhej të ishte një kohë e lumtur pasi burri i saj, Elkanahu, e kishte zakon ta çonte çdo vit tërë familjen në Shiloh që të adhuronin në tabernakull. Jehovai donte që këto raste të ishin të gëzuara. (Ligji i përtërirë 16:15) Dhe pa dyshim, Hana kishte gjetur kënaqësi në këto festa që nga fëmijëria. Por vitet e fundit, gjërat kishin ndryshuar për të.

  • Ajo ia hapi zemrën Perëndisë në lutje
    Kulla e Rojës—2010 | 1 Korrik
    • Në orët e para të ditës, shtëpia ishte plot gjallëri. Të gjithë, madje edhe fëmijët, po bëheshin gati për udhëtimin. Familja e madhe do të bënte një rrugë prej më shumë se 30 kilometrash përmes vendit kodrinor të Efraimit.c Ky udhëtim do të zgjaste një ose dy ditë më këmbë. Hana e dinte se si do të vepronte shemra e saj. Prapëseprapë, nuk ndenji në shtëpi. Kështu, la një shembull të shkëlqyer për adhuruesit e Perëndisë sot. Asnjëherë nuk është e mençur të lejojmë që sjellja e gabuar e të tjerëve të ndikojë në marrëdhënien tonë me Perëndinë. Nëse e lejojmë, do të humbasim pikërisht ato bekime që na japin forcë për të qëndruar.

  • Ajo ia hapi zemrën Perëndisë në lutje
    Kulla e Rojës—2010 | 1 Korrik
    • c Kjo distancë është llogaritur duke pasur parasysh se qyteti i Elkanahut, Ramahu, mund të ketë qenë Arimatea e ditëve të Jezuit.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo