BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Joabi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • Mbështet mbretërimin e Davidit. Gjatë rrethimit të Rabahut të bijve të Amonit, u duk sikur Joabi ishte besnik ndaj Davidit, mbretit të mirosur të Jehovait. Ai pushtoi «qytetin e ujërave», që ndoshta nënkuptonte pjesën e qytetit ku gjendeshin rezervat e ujit ose fortifikatën që mbronte rezervat e ujit. Duke shtënë në dorë këtë pikë me rëndësi jetike, kryeqyteti nuk mund të rezistonte gjatë dhe ishte e sigurt që do të dorëzohej. Në vend që ta çonte deri në fund rrethimin e qytetit dhe kështu ta korrte vetë fitoren, Joabi (a nga respekti për mbretin, a për të mirën e Izraelit, a për të fituar pikë për vete) duket se tregoi nderimin që i takonte sovranit të tij tokësor. Ai tha se donte që pushtimin e qytetit mbretëror ta përfundonte mbreti i mirosur i Jehovait dhe të merrte lavdinë për këtë, edhe pse ai, Joabi, kishte bërë tashmë punën më të madhe.​—2Sa 12:26-31; 1Kr 20:1-3.

  • Rabahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • Përfundimisht, Joabi pati sukses në luftën kundër Rabahut dhe madje mori «qytetin e ujërave». (2Sa 12:27) Pastaj njoftoi Davidin si qëndronte situata, me qëllim që mbreti të shkonte dhe ta pushtonte krejt qytetin, e kështu të merrte meritën për pushtimin e Rabahut. Pra, siç duket, Joabi kishte marrë veç një pjesë të qytetit. Shprehja ‘qyteti i ujërave’ ndoshta përdorej për një pjesë të qytetit buzë lumit, për ta dalluar nga ndonjë pjesë tjetër e qytetit; ose ndoshta nënkuptonte që shtiu në dorë rezervën kryesore të ujit të qytetit.​—2Sa 12:26-28.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo