BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Asa
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • Pohimi që gjejmë te 2 Kronikave 16:1 se Baasha doli kundër Judës «vitin e tridhjetegjashtë të mbretërimit të Asës» ka ngritur disa pyetje, pasi sundimi i Baashës filloi vitin e tretë të mbretërimit të Asës dhe zgjati vetëm 24 vjet, pra, kishte mbaruar rreth 10 vjet para vitit të 36-të të mbretërimit të Asës. (1Mb 15:33) Sipas disave, këtu është bërë një gabim gjatë kopjimit dhe duhet të jetë fjala për vitin e 16-të ose të 26-të të mbretërimit të Asës. Megjithatë, s’ka nevojë të hamendësohet një gabim i tillë që të harmonizohen dy tregimet. Komentuesit judenj citojnë një burim shumë të lashtë (Seder Olam), sipas të cilit viti i 36-të llogaritet duke filluar nga lindja e mbretërisë së Judës (997 p.e.s.) dhe përkon me vitin e 16-të të mbretërimit të Asës (meqë Rehoboami mbretëroi 17 vjet dhe Abijahu 3 vjet, i bie që ishte viti i 16-të i mbretërimit të Asës). (Soncino Books of the Bible, Londër, 1952, shën. te 2Kr 16:1) Me këtë mendim pajtohet edhe kryepeshkopi Ashër. Po ashtu, mospërputhja në dukje ndërmjet 2 Kronikave 15:19 ku thuhet se «nuk pati luftë deri në vitin e tridhjetepestë [faktikisht në vitin e pesëmbëdhjetë] të mbretërimit të Asës» dhe 1 Mbretërve 15:16 që thotë se «mes Asës dhe Baashës, mbretit të Izraelit, pati luftë gjatë gjithë jetës së tyre» mund të shpjegohet me faktin që, kur mes dy mbretërve filloi armiqësia, ata nuk reshtën së luftuari, siç kishte parathënë Hanani.​—2Kr 16:9.

  • Ndarja e mbretërisë
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • [Figurat në botimin e shtypur]

      Beitini, afër Bethelit të lashtë (jo larg Jerusalemit). Në Bethel, Jeroboami vendosi një viç prej ari që ta adhuronin (pa dyshim më i madh se ky viç bronzi i ekspozuar në Luvër)

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo