-
Qëndroi vigjilent dhe pritiImitoni besimin e tyre
-
-
17, 18. (a) Ç’i ndodhi Elijas rrugës për në Jezreel? (b) Pse ishte diçka e jashtëzakonshme që Elija vrapoi nga Karmeli në Jezreel? (Shih edhe shënimin.)
17 Profeti i Jehovait filloi të ecte në të njëjtën rrugë ku po udhëtonte Akabi. Rruga ishte e gjatë, e errët dhe e mbytur me ujë. Por gjatë rrugës ndodhi diçka e pazakontë.
18 «Dora e Jehovait ishte mbi Elijan, kështu që ai ngjeshi rrobën në mes dhe vrapoi përpara Akabit deri në Jezreel.» (1 Mbret. 18:46) Duket qartë që «dora e Jehovait» po vepronte mbi Elijan në mënyrë të mbinatyrshme. Jezreeli ishte rreth 30 kilometra larg, dhe Elija nuk ishte djalë i ri.a Vetëm përfytyro profetin tek ngjesh rrobat e gjata në mes, i lidh në ijë që të lëvizë lirisht, e pastaj vrapon aq shpejt nëpër rrugën e mbytur me ujë, sa e zë karrocën e mbretit, e kalon dhe madje e lë shumë prapa.
19. (a) Cilat profeci na sjell ndërmend energjia dhe dinamizmi që i dha Perëndia Elijas? (b) Çfarë dinte ai ndërsa vraponte për në Jezreel?
19 Sa i bekuar duhet të jetë ndier Elija! Forca, gjallëria dhe dinamizmi, mbase edhe më të mëdha se në rini, duhet ta kenë entuziazmuar pa masë. Ndoshta na kujtohen profecitë që u garantojnë besnikëve të Perëndisë shëndet të përsosur dhe gjallëri në Parajsën tokësore që do të vijë. (Lexo Isainë 35:6; Luka 23:43) Ndërsa vraponte si era nëpër atë rrugë tërë ujë, patjetër Elija e dinte se kishte miratimin e Atit të tij, Jehovait, të vetmit Perëndi të vërtetë.
-
-
U ngushëllua nga Perëndia i tijImitoni besimin e tyre
-
-
1, 2. Çfarë ndodhi në ditën më historike të jetës së Elijas?
ELIJA vraponte nëpër shi në terrin që sa vinte e thellohej. Kishte goxha rrugë për të bërë deri në Jezreel dhe nuk ishte djalë i ri. Megjithatë vraponte pa u lodhur, pasi «dora e Jehovait» ishte mbi të. Energjia që i vërshonte në trup pa dyshim ishte diçka që s’e kishte provuar më parë. Madje sapo ua kishte kaluar kuajve që po tërhiqnin karrocën mbretërore të mbretit Akab!—Lexo 1 Mbretërve 18:46.
-