BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • U ngushëllua nga Perëndia i tij
    Imitoni besimin e tyre
    • 20, 21. (a) Përshkruaj çfarë pa Elija nga hyrja e shpellës në malin Horeb. (b) Çfarë mësoi Elija nga shfaqja e fuqisë së Jehovait?

      20 Si reagoi Jehovai ndaj frikës dhe shqetësimeve të Elijas? Engjëlli i tha Elijas të qëndronte në hyrje të shpellës. Ai u bind, edhe pse nuk e dinte ç’e priste. Papritur filloi një erë e furishme. Ajo duhet të ketë shkaktuar uturimë shurdhuese, pasi ishte kaq e fortë, sa i çau më dysh malet e kreshtat. Përfytyro Elijan duke u përpjekur të mbrojë sytë, teksa struket fort në veshjen e ashpër e të rëndë prej leshi, që vrulli i erës ia ngjesh pas trupit. Pastaj i duhej të përpiqej të rrinte në vend ngaqë vetë toka nisi të tundej e të dridhej​—vendin e tronditi një tërmet. Zor se e kishte marrë veten, kur vendin e përpiu një zjarr i madh që e detyroi të sprapsej në shpellë për t’u mbrojtur nga nxehtësia përvëluese.​—1 Mbret. 19:11, 12.

      Elija buzë një shpelle duke u mbrojtur me duar nga zjarri

      Jehovai përdori fuqinë e tij të mahnitshme që ta ngushëllonte dhe t’i jepte zemër Elijas

      21 Në secilin rast, tregimi na kujton se Jehovai nuk gjendej në asnjërën prej këtyre shfaqjeve spektakolare të fuqisë së natyrës. Elija e dinte se Jehovai nuk ishte ndonjë perëndi mitik i natyrës, siç ishte Baali të cilin adhuruesit e çoroditur e nderonin si «kalorësi i reve» ose si ai që sjell shirat. Jehovai është Burimi i vërtetë i gjithë fuqisë së mahnitshme që gjendet në natyrë, por është edhe tejet më i madh se gjithçka që ka bërë. Madje as qiejt fizikë nuk e mbajnë dot. (1 Mbret. 8:27) Si e ndihmoi e gjithë kjo Elijan? Kujto frikën që kishte. Me një Perëndi si Jehovain në krahun e tij, me gjithë atë fuqi të mahnitshme që Ai ka në dispozicion, Elija nuk kishte pse të frikësohej nga Akabi dhe Jezebela.​—Lexo Psalmin 118:6.

      22. (a) Si e siguroi Elijan ‘zëri i qetë e i ulët’ që nuk ishte i pavlerë? (b) Kush mund të ketë qenë burimi i ‘zërit të qetë e të ulët’? (Shih shënimin.)

      22 Pasi zjarri u zhduk, u bë qetësi dhe Elija dëgjoi ‘një zë të qetë e të ulët’. Ai e ftoi Elijan të shprehej sërish dhe Elija bëri ashtu, duke i zbrazur shqetësimet për të dytën herë.a Mbase kjo i solli lehtësim të mëtejshëm. Por s’ka dyshim që Elija u ngushëllua edhe më tepër nga ajo që i tha më pas ‘zëri i qetë e i ulët’. Jehovai e siguroi Elijan se nuk ishte i pavlerë. Pse nuk ishte i tillë? Perëndia zbuloi shumë gjëra rreth qëllimit që kishte për të ardhmen në lidhje me luftën kundër adhurimit të Baalit në Izrael. Qartë, puna e Elijas nuk kishte qenë e kotë, sepse qëllimi i Perëndisë po shkonte përpara pa u ndalur. Për më tepër, Elija kishte ende rol në atë qëllim, pasi Jehovai e dërgoi sërish në caktim duke i dhënë udhëzime specifike.​—1 Mbret. 19:12-17.

  • U ngushëllua nga Perëndia i tij
    Imitoni besimin e tyre
    • a Burimi i këtij ‘zëri të qetë e të ulët’ mund të ketë qenë i njëjti engjëll që u përdor për të përcjellë ‘fjalën e Jehovait’ siç përmendet te 1 Mbretërve 19:9. Vargu 15 i referohet këtij engjëlli thjesht me emrin ‘Jehova’. Kjo mund të na kujtojë përfaqësuesin engjëllor të cilin Jehovai e përdori si udhërrëfyes të Izraelit në shkretëtirë dhe për të cilin Perëndia tha: «Emri im është në të.» (Dal. 23:21) Patjetër që nuk mund të jemi të prerë në këtë pikë, por ia vlen të vërejmë se gjatë ekzistencës paranjerëzore, Jezui shërbeu si «Fjala», Zëdhënësi i veçantë për shërbëtorët e Jehovait.​—Gjoni 1:1.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo