-
Një shembull vetëmohimi dhe besnikërieKulla e Rojës—1997 | 1 Nëntor
-
-
PËR një fermer të ri të quajtur Elise, ajo që nisi si një ditë rutinë plugimi, doli se qe dita më domethënëse e jetës së tij. Ndërsa po punonte në fushë, Eliseu pati një vizitë të papritur nga Elija, profeti më i shquar i Izraelit. ‘Ç’mund të dojë nga unë?’,—mund të ketë pyetur veten Eliseu. Nuk iu desh të priste gjatë për të marrë përgjigje. Elija hodhi mbi Eliseun veshjen e tij zyrtare, gjë që tregonte se një ditë Eliseu do të ishte pasuesi i tij. Eliseu nuk e mori me të lehtë atë thirrje. Menjëherë la fushën, për t’u bërë shërbëtori i Elijas.—1. Mbretërve 19:19-21.
-
-
Një shembull vetëmohimi dhe besnikërieKulla e Rojës—1997 | 1 Nëntor
-
-
Kur iu bë ftesa për shërbim të veçantë ndaj Elijas, Eliseu la menjëherë fushën për t’i shërbyer profetit më të shquar të Izraelit. Me sa duket, disa prej detyrave të tij ishin të rëndomta, sepse u bë i njohur si ai që «derdhte ujë mbi duart e Elijas».c (2. Mbretërve 3:11) Megjithatë, Eliseu e konsideroi punën e tij si një privilegj dhe qëndroi besnikërisht përkrah Elijas.
Sot, shumë shërbëtorë të Perëndisë shfaqin një frymë të ngjashme vetësakrifikimi. Disa kanë lënë «fushat» e tyre, mjetet e tyre të jetesës, për të predikuar lajmin e mirë në territore të largëta apo për të shërbyer si anëtarë të një familjeje Bethel. Të tjerë kanë udhëtuar për në vende të huaja, që të punojnë në projektet e ndërtimit të Shoqatës. Shumë kanë pranuar ato që mund të quheshin detyra të rëndomta. Por megjithatë, kushdo që skllavërohet për Jehovain nuk është duke kryer një shërbim jo domethënës. Jehovai i çmon të gjithë ata që i shërbejnë me gatishmëri dhe do të bekojë frymën e tyre vetëmohuese.—Marku 10:29, 30.
-